Rajoni

Gjuriç për takimin mes Kosovës dhe Serbisë: Asociacioni, tema e parë e bisedimeve të enjten

Me këtë status Gjuriç iu përgjigjë të dëguarit të BE-së, Mirosllav Lajccak i cili tha se të enjtën do të bisedohet për pretendimet e ndërsjellta financiare midis dy vendeve.
Featured image of article: Gjuriç për takimin mes Kosovës dhe Serbisë: Asociacioni, tema e parë e bisedimeve të enjten Marko Gjuriç

Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinsë serbë, Marko Gjuricc në një posti në rrjetin social Twitter tha se në takimin mes dy palëve në Bruksel do të bisedohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

 “Tema e parë në rendin e ditës nesër do të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Së paku, për palën serbe,” postoi Gjuricc në Twitter.

Me këtë status Gjuriç iu përgjigj të dëguarit të BE-së, Mirosllav Lajccak i cili tha se të enjtën do të bisedohet për pretendimet e ndërsjellta financiare midis dy vendeve.

 “Çështjet e pronës mund të jenë në rend dite po ashtu nesër. Kemi shumë për të thënë në lidhje me këto çështje (prona private, kishtare dhe shtetërore)”, shtoi më poshtë Gjuriç.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Abdulla Hoti tha se nesër nuk do të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një dalje publike se hapja e kësaj teme është shumë e rrezikshme dhe gabim i madh për qeverinë e Kosovës.

“Hapja e temave për të drejtat e komuniteteve dhe për Asociacionin e komunave serbe në dialogun e Brukselit është gabim i madh dhe shumë i rrezikshëm i Qeverisë së Kosovës”.

Gjithashtu kryeministri Hoti dhe presidenti Viçiç janë takuar më parë në Bruksel dhe kanë folur për temën e Asociacionit.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment