Politike

“Gjuha e gjesteve”/ Çfarë i bëri të qeshin Merkelin, Ramën dhe Zaevin (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, homologu maqedonas Zoran Zaev dhe kancelarja gjermane Angela Merkel janë kapur nga kamerat duke qeshur së bashku.

POLONI– Kryeministri Edi Rama ka postuar në faqen e tij në Facebook një video nga samiti i Poznanit, që po zhvillohet në Poloni.

Në videon e postuar, Rama është ulur krah homologut maqedonas Zoran Zaev dhe kancelares gjermane Angela Merkel.

Teksa presin që pjesëmarrësit e tjerë në samit të zënë vendet ata të tre shkëmbejnë batuta dhe shkrihen gazit me njëri-tjetrin. Zaev, që i ka zënë vendin Vuçiç në krah të Merkelit dhe ka gjithë vëmendjen e saj, duket qartë që i sugjeron përfshirjen e Ramës, që nuk është më në radhën e parë.

Ndërsa Merkel e pranon me sportivitet, kryeministri i Shqipërisë nuk mund ta fshehë gëzimin për oportunitetin që i dha homologu maqedonas, me shpresë se kjo do jetë një prelude i asaj që do të ndodhë në vjeshtë, kur Maqedonia, e sigurtë për “PO” në hapjen e negociatave, mund të tërheqë edhe shoqen e grupit Shqipërinë.

Duket qartë që batutat e shkurtra kanë qenë gazmore, por nuk merret vesh përmbjajtja e tyre. Duke qenë se Zaev është i njohur për bombat e tij, skandalet e ish-kryeministrit Gruevski, ndoshta kanë bërë një përmbledhje ose krahasim me përgjimet që kanë dalë në atdheun e Kancelares për Ramën.

Duket sikur Zaev thotë “sikur të isha unë në vend të Bashës” dhe të gjitha ia plasin të qeshurës.

(dosja.al)

Shto Koment