Bota

‘Gjuetia’ e pacientit zero në Kinë të çon tek shitësja e karkalecave, si shëtiti spital më spital e sëmura me ethe, s’i gjenin kurën dhe e ‘mbytën’ me injeksione

Aktulisht, Kina po hedh poshtë teorinë se qyteti i Wuhan është vendi i lindjes dhe arsyeja e shpërthimit global pasi numri i infeksioneve të përditshme atje ra në zero, por u rrit në Evropë. Dr Zhong Nanshan, udhëheqësi i një ekipi ekspertësh të emëruar nga Kina për të trajtuar krizën shëndetësore, javën e kaluar mohoi që virusi e kishte origjinën në Wuhan. Pretendimet, lidhur me këtë gjë, i qujati të papërgjegjshme.
Featured image of article: ‘Gjuetia’ e pacientit zero në Kinë të çon tek shitësja e karkalecave, si shëtiti spital më spital e sëmura me ethe, s’i gjenin kurën dhe e ‘mbytën’ me injeksione Foto nga tregu në Wuhan
Përditësuar:

KINË– Personi i parë që ka rezultuar pozitive me Covid-19 në Kinë, mësohet të jetë një grua që shet karkaleca në tregun e kashëve në Wuhan. Daily mail ka shkruar një artikull mbi gruan në fjalë, dhe mbi tregun ku besohet se nisi pandemia e koronavirusit, bazuar në dokumente të publikuara nga mediet kineze.  Tregtarja e karkalecave është zonja Wei, e cila jetonte në një banesë me qira 500 metra larg tregut dhe për herë të parë kishte pasur ethe më 11 dhjetor.

“Sipas deklaratës së saj të publikuar në gazetën kineze, “The Paper”, gruaja, 57 vjeç, e identifikuar si Wei Guixian, kishte shkuar në një klinikë duke menduar se kishte një grip sezonal. Ilaçet që i dha mjeku në një recetë, nuk e shëruan 57-vjeçaren, por kjo e fundit pati kontakt me shumë njerëz që kishte klinika,”- shkruan Daily mail, ndër të tjera.

“U ndjeva pak e lodhur, por jo aq e lodhur sa vitet e kaluara. Gripi më zë çdo dimër, kështu që mendova se ishte grip,”– mësohet të ketë thënë 57-vjeçarja që tashmë besohet se është shëruar.

“Vazhdova të shisja në treg karkaleca edhe pse isha pak e sëmurë, por kur gjendja ime u rëndua shkova në një spital më të madh për një vizitë të dytë. As doktori në atë spital nuk arriti ta kuptonte se çfarë kisha dhe më dha disa pilula. Mora ilaçet por nuk u ndjeva më mirë dhe u ktheva sërish në klinikën e vogël për të marrë akoma më shumë injeksione. Por u sëmura shumë më keq. Nuk kisha forcë dhe energji të mjaftueshme as për të punuar e lëvizur. Kur shkova në një tjetër spital, më thanë që sëmundja ime ishte mjaft e avancuar dhe e egër. Madje më tha se në të njëjtën gjendje i kishin shkuar shumë pacientë,”– mësohet të ketë shtuar pacientja.

Ajo tregon më tej se në atë kohë kishte shumë njerëz në spital dhe se rezultoi të ishte e para paciente e diagnostikuar me Covid-19, duke u pasuar me 26 të tjerë, vetëm fillimisht.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Media ndërkombëtare shkruan se në atë kohë ende nuk kishte asnjë lloj prove që ky virus mund të kishte kaluar nga njeriu tek njeriu, por si pacient zero identifikuan zonjën Wei. Edhe pse më vonë, autoritetet kanë shpjeguar se ende nuk dihet saktësisht kjo gjë.

Një tjetër mjek ka deklaruar për BBC se pacienti zero mund të ketë qenë një pensionist. Ndërsa të dhënat e klasifikuara të qeverisë treguan se rasti i parë i një personi që vuante nga COVID-19 mund të jetë një tjetër person, i diagnostikuar që më 17 nëntor, dy javë para se të virusi të njihej publikisht.

Aktulisht, Kina po hedh poshtë teorinë se qyteti i Wuhan është vendi i lindjes dhe arsyeja e shpërthimit global pasi numri i infeksioneve të përditshme atje ra në zero, por u rrit në Evropë. Dr Zhong Nanshan, udhëheqësi i një ekipi ekspertësh të emëruar nga Kina për të trajtuar krizën shëndetësore, javën e kaluar mohoi që virusi e kishte origjinën në Wuhan. Pretendimet, lidhur me këtë gjë, i qujati të papërgjegjshme.

Pandemia golbale jo vetëm që nuk po e humb fuqinë e përhapjes, por në disa vende ka shënuar vetëm fillimin. Numri i të vdekurve ka arritur 20,000 persona, ndërsa 471,000 janë infektuar nga virusi. Pas Italisë, tashmë edhe Spanja regjistron më shumë vdekje sesa Kina, nga ku edhe lindi pandemia që pushtoi botën. Italia ka shënuar 74 mijë të infektuar, nga të cilët 7500 kanë ndërruar jetë. Ndërsa Spanja ka 50 mijë të infektuar dhe 4089 të vdekur. Shifra po rriten edhe në SHBA, ku numri i të prekurve ka arritur në 68,489 persona dhe mbi 1 mijë prej tyre kanë ndërruar jetë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment