Aktualitet

Gjueti në mënyrë të paligjshme, arrestohen tre persona në Skrapar, njëri prej tyre u plagos aksidentalisht në dorë

Tre persona janë arrestuar në Skrapar për gjueti të paligjshme. Një prej tyre u plagos në dorë aksidentalisht gjatë gjuetisë.
Featured image of article: Gjueti në mënyrë të paligjshme, arrestohen tre persona në Skrapar, njëri prej tyre u plagos aksidentalisht në dorë Foto ilustruese

SKRAPAR– Policia ka arrestuar tre persona për gjueti të paligjshme në fshatin Vërzhezhë të Skraparit. Në pranga ranë M.K. 66 vjeç, E.Ç. 36 vjeç dhe J.Ç, 26 vjeç.

Mësohet se gjatë gjuetisë është plagosur në dorë 26-vjeçari J.Ç. Të tre këta persona akuzohen për “Plagosje e rëndë nga pakujdesia” dhe “Armëmbajtje pa leje”

Njoftimi i policisë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Skrapar Kryenin gjueti në mënyrë të paligjshme dhe aksidentalisht plagoset njëri prej tyre, arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: M. K., 66 vjeç, banues në Vërzhezhë, Skrapar. E. Ç., 36 vjeç dhe J. Ç., 26 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat. Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë natës kanë qenë duke gjuajtur në mënyrë të paligjshme, në fshatin Vërzhezhë, Skrapar dhe dyshohet se gjatë gjuetisë është plagosur në dorë shtetasi J. Ç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment