Jete & StilKuriozitete

Gjuetarja e gjuetarëve të kafshëve, njihuni me Kinessa Johnson

Johnson, e ardhur nga Washington gjatë një interviste ka thënë se qëllimi i saj nuk është aspak të gjuajë apo të vrasë njerëz, por e gjitha bëhet për të mbrojtur kafshën dhe jetën e tyre në Afrikë.
Featured image of article: Gjuetarja e gjuetarëve të kafshëve, njihuni me Kinessa Johnson

AFRIKË – Ndërkohë që gjuetarët e paligjshëm të kafshëve në Afrikë, po cënojnë habitatin e tyre, si dhe janë përgjëgjës për shumë kafshë të cilat rrezikojnë zhdukjen, Kinessa Johnson është dhe pasqyrimi i karmës për këta gjuetarë.

Ajo u nënshkrua në shoqatën e veteranëve të fuqizuar për të mbrojtur jetën e egër afrikane (VETPAW) si një këshilltare anti-gjuetie pas një turneu në Afganistan.

Kinessa Johnson

Kinessa është e liçensuar për ti ndjekur këta gjuetarë të paligjshëm, dhe në rast se ata nuk e ndjekin urdhërin e saj për t’a ndalur gjuetinë, ajo ka të drejtë ti gjuajë atyre, në të njëjtën mënyrë qe ata gjuajnë kafshët e pambrojtura.

Johnson, e ardhur nga Washington gjatë një interviste ka thënë se qëllimi i saj nuk është aspak të gjuajë apo të vrasë njerëz, por e gjitha bëhet për të mbrojtur kafshën dhe jetën e tyre në Afrikë.

Momentalisht Kinessa, ndodhet në parkun e quajtur Arusha, në Tanzani.

Atje ajo trajnon njerëz të tjerë me të njëjtin qëllim si ajo, për të ndalur gjuetarët e paligjshëm në Afrikë.

Burimi: Independent

E.C/Dosja.al

Shto Koment