LIVE UPDATES
Politike

Gjonaj vizitë “blic” në Kukës, paralajmëron drejtuesit e institucioneve: Plotësoni objektivat, 3 muaj afat, ose shkarki

20 Korrik 2019, 14:42 Nga DOSJA
Gjonaj vizitë “blic” në Kukës, paralajmëron

KUKËS-Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka zhvilluar një vizitë intensive në Kukës ku është takuar me disa nga strukturat më të larta drejtuese të qarkut.

Fill pasi bëri një analizë të hollësishme mbi gjendjen aktuale të zyrave rajonale të përmbarimit, si dhe zyrat e shërbimit të provës në Kukës dhe Tropojë, Gjonaj nënvizoi një sërë problematikash që ka konstatuar duke kërkuar përgjegjshmëri më të lartë ndaj shërbimeve që duhet t’i ofrohen qytetarëve.

Me një gjuhë mjaft kritike, ministrja ka treguar disa nga shqetësimet që i vijnë nga banorët e zonës, ku nisur edhe nga to, u shpreh se “brenda datës 30 korrik ju do të keni treguesit e punës për planin që duhet të realizoni për shërbimet ndaj qytetarëve. Nëse deri më 30 tetor kur të bëjmë analizën e radhës, ky plan nuk është përmbushur plotësisht dhe treguesit nuk janë arritur, përgjegjësia bie mbi drejtuesit e të gjitha institucioneve të varësisë, të cilët do të largohen nga detyra”.

Ndër të tjera, Gjonaj theksoi:

“Shikoj një ngadalësi veprimesh sidomos në shërbimet përmbarimore që duhet të ofrohen nga zyrat e përmbarimit shtetëror. E di që ka edhe arritje pozitive apo përmirësime të ndjeshme, por nëse në sektorë të tjerë po ecim mirë, ne s’mundet kurrsesi që të vazhdojmë të qëndrojë në këtë nivel në shërbimin përmbarimor me impaktin që përcjell te qytetarët. E kuptoj vështirësinë e titujve që vijnë në zyrat e përmbarimit shtetëror të cilat kanë vështirësi në zgjidhje, por suksesi i performancës suaj varet në ekzekutimin e të gjitha rasteve. Duhet që t’i dalim në ballë të gjithë së bashku  pasi s’mund të imagjinohet më sjellja e një administrate që ka fytyrën e vitit 2019, por në fakt vepron si të jetë e shumë viteve më parë pa u shqetësuar fare ç’ndodh nesër me qytetarët që presin zgjidhjen nga institucionet shtetërore. Problemi i parë i mosfunksionimit të zyrës nis nga ju si drejtues. Merrni masa me urgjencë që e gjithë zyra të jetë në shërbim të qytetarëve duke ndryshuar mentalitetin në cdo zyrë të çdo skaji të Shqipërisë. Prioriteti i luftës kundër korrupsionit është një prioritet i cili do të intensifikohet në masa parandaluese dhe ndëshkuese. Këtë e deklaroj jo vetëm në cilësinë e Institucionit epror por edhe si koordinatore kombëtare antikorrupsion. Asnjë sjellje e administratës nuk duhet të lërë shteg për perceptimin e qytetarëve që sorrollaten për korrupsion” apeloi Gjonaj.

Takim me drejtuesit e lartë të Partisë Socialiste

Gjithashtu, ministrja e Drejtësisë ka zgjedhur që të ketë një takim edhe me drejtuesit e lartë të Partisë Socialiste në qark.

Ajo u mikëprit nga perfekti i qarkut Zenel Kuçanaj cili i shprehu konsideratën për kontributin e ofruar lidhur me zhvillimin e mëtejshëm të zonës.

Kuçanaj ka vlerësuar bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë ku ndër të tjera nënvizoi se ky qark do të forcohet edhe më tej falë mbështetjes së ofruar.

Përpos vlerësimeve që ka bërë lidhur me angazhimin në fushatën elektorale të 30 Qershorit, në fjalën e saj, ministrja Gjonaj i ka bërë thirrje drejtuesve socialist në qark që të tregojnë kujdes ndaj qytetarëve për të mos zhgënjyer besimin e tyre.

“Në kuadër të vizitave që ministrat bëjnë në qarqe, më vjen mirë që gjendem sërish në Kukës. Është për t’u lavdëruar fakti që ky qark ka pasur një pjesëmarrje të lartë në zgjedhjet e 30 qershorit. Pavarësisht retorikave politike dhe të shkuarës si një bashki e djathtë, kjo e bën një rezultat akoma edhe më të mirë. Edhe pse me probleme ekonomike prej dekadash, qytetarët e tre bashkive të qarkut përsëri i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e tyre. Këtë besim me votë, duhet t’ua shpërblejmë duke punuar pa ndasi për të gjithë. Unë besoj se të gjitha çështjet, sidomos ato të karakterit ekonomik ,do të kenë një zgjidhje afatgjatë me politikat që kryetarët e bashkive do të ndërmarrin, duke vendosur theksin te profesionalizmi i shërbimit që do tu ofrohet qytetarëve,  turizmi dhe rritja e vendeve të reja të punës.”, nënvizoi ajo.

Gjonaj ka zgjedhur që të ndalet edhe te implementimi i reformës në drejtësi të cilën e ka cilësuar si shtyllën kryesore të demokracisë.

Si ministre Drejtësie, në fushën e përgjegjësisë që mbuloj, ju tashmë i shihni në nivel kombëtar rezultatet që ne po arrijmë pas çdo dite duke transformuar një sistem të tërë. Gjithçka fillon nga ajo pasi është shtylla kryesore e një demokracie të shëndetshme, ndaj ne jemi të vendosur për t’i dhënë shqiptarëve shtetin e së drejtës që meritojnë”, u shpreh Gjonaj.

Teksa pasqyroi punën e bërë në luftën kundër korrupsionit, në cilësinë e koordinatores kombëtare të këtij aksioni gjithëpërfshirës ajo ka zgjedhur të njoftojë edhe jetëzimin e planit të integritetit për punonjësit e administratës publike.

 “Çështjet nga të cilat qytetarët preken dhe impaktohen në mënyrë të vazhdueshme, janë ato të korrupsionit. Si koordinatore kombëtare e luftës antikorrupsion, kemi marrë një sërë masash që s’janë aspak të lehta. Ajo është shtrirë në dy plane: Në atë parandalues dhe masave represive-ndëshkuese. Të gjithë treguesit që kemi arritur deri tani dhe të prezantuara dhe për publikun janë reale pasi vijnë nga identifikimi i problematikave për shpërdorime detyre apo çështje korruptive.

 Zyrtarë të lartë, drejtues dhe punonjës të thjeshtë, janë shkarkuar apo janë referuar në Prokurori. Puna e task-forcës vazhdon me profesionalizëm në mënyrë periodike, të rregullt dhe me seriozitet për të arritur qëllimet e vendosura. Besoj se përveç pjesës së pushtetit qendror dhe agjencive të saj, qasja e re do të jetë edhe në kontrollin e shërbimeve që ofrohen nga pushteti vendor. Koordinatori kombëtar për antikorrupsionin mbulon luftën kundër korrupsionit në nivel kombëtar duke përfshirë edhe masat që duhet të marrë pushteti vendor apo institucionet e pavarura. Një projekt në proces është është miratimi i planit të integritetit për punonjësit e administratës publike i cili do të nisë zbatimin nga Ministria e Drejtësisë dhe institucionet e saj të varësisë”, përfundon Gjonaj.

Vizitë në burgun e Kukësit

Nga ana tjetër, ministrja Gjonaj bëri një vizitë “blitz” edhe në burgun e Kukësit.

Ajo zhvilloi një takim me dyer të mbyllura me drejtuesit e institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale Kukës-Tropojë dhe drejtuesin e përgjithshëm të burgjeve Agim Ismaili.

Teksa bëri një rrezyme të punës së tyre, Gjonaj përmendi çështjet e sigurisë, zbatimin e masave për regjimin e posaçëm “41-bis” si dhe luftën kundër korrupsionit në IEVP-të përkatëse.

Mësohet se ministrja ka kërkuar një analizë për çdo sektor duke paralajmëruar largime të drejtorëve të burgjeve në rast se nuk janë përmbushur standardet e duhura.

 

vijon…

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike etilda gjonaj gjonaj ne kukes reforma ne drejtesi etilda gjonaj gjonaj ne kukes reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll
Politike 20 Korrik 2019, 06:02

Tiranë-  Ditën e djeshme kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dorëheqjen nga posti i tij pasi është thirrur për t’u marrë në pyetje si i dyshuar në Gjyk...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni