Politike

Gjonaj në Kuvend: Ata që s’duan reformën po përpiqen ta sabotojnë, Venecia i dha të drejtë parlamentit

Gjonaj tha se Venecia i dha të drejtë Kuvendit.
Featured image of article: Gjonaj në Kuvend: Ata që s’duan reformën po përpiqen ta sabotojnë, Venecia i dha të drejtë parlamentit Etilda Gjonaj, ministre e Drejtesise

TIRANE– Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka folur në Kuvend në lidhje me Reformën në Drejtësi. Gjonaj, tha se sulmet nuk e ngadalësojnë dot procesin dhe solli në vëmendje edhe Opinionin e Venecias në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Gjonaj tha se Venecia i dha të drejtë Kuvendit.

“Ka pasur rezultate pozitive nga reforma në drejtësi, të gjitha institucionet ushtrojnë funksionet e tyre por rrezikohet nga ata që tentojnë vazhdimisht ta minojnë. Që të jetë funksionale kjo drejtësi ka ende kohë. Plotësimi i Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese nuk ka ecur në kohë, por kjo s’do të thotë se dështoi reforma. Ky nuk është problem i vettingut por problem i trashëguar dhe mangësi e integritetit të atyre gjykatësve të shkarkuar. Përpos sulmeve nuk është koha të ngadalësojmë procesin. Opinioni i Venecias në asnjë rast nuk i preku parimet e vendosura nga kjo reformë, i dha të drejtë Kuvendit për emërimet në GJK. Kjo nuk është një ndeshje me të fituar dhe të humbur se nëse nuk ngrihet në kohë Kushtetuesja humbasim të gjithë.”,-tha Gjonaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lajmi kryesor: (VIDEO-LIVE) Nis me 1 orë vonesë seanca plenare/ Relatojnë Ibrahimi e Llagami, kacafyten Ralf Gjoni me Halit Valterin

(f.g/dosja.al)

Shto Koment