Politike

Gjonaj në interpelancë: Telefonat në burgje hynin me pëllumba, kemi luftuar punësimet partiake

Përditësuar:

Ministrja e e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, është thirrur ditën e sotme në një interpelancë në Kuvendin e Shqipërisë.

Në fjalën e saj para deputetëve të Kuvendit, tha se po luftohn të gjitha shkeljet që bëhen në burgje, që nga futja e sendeve të palejuara, e deri tek korupsioni e punësimet partiake.

Ministrja tha se: “Topat e futbollit, tenxheret me ushqim, apo përdorimi i pëllumbave për të futur brenda telefonë janë luftuar dhe nuk mund të ndodhin”. Ajo tha se veç kësaj është instaluar sistemi kundër valëve elektronike. “Kemi instaluar për herë të parë bllokimin e valëve elektronike në sistemin penitenciar, për të penguar kontaktin e të burgosurve me jashtë. Kështu parandalohet krimi i organizuar”, – tha Gjonaj.

Më tej ajo shtoi: “Gjendja në të cilin e gjetëm sistemin penitenciarë është e mjerueshme. Ajo që kemi bërë në më pak se dy vjet është një ndryshim rrënjësor në sy të të gjithëve, si nga siguria, trajtimi i të burgosurve etj”, ndërsa theksoi se “Prioritet qeveritar është lufta ndaj korrupsionit”.

Gjonaj u shpreh se një problem me të cilin është ndeshur, ishin punësimet partiake. “Kur unë kam marrë detyrën, drejtorët ishin partiakë, e shihnin detyrën për të bërë ndere partiake dhe nuk kishin asnjë lidhje me sistemin penitenciar. Kishte punësime sipas përkatësive partiake dhe interesave të tyre. Tani rekrutimet bëhen me testim, ku fitues dalin vetëm ata që e meritojnë. Në sistemin e burgjeve nuk ka më punësime partiake”.

Shto Koment