Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Gjobiten 986 persona! Policia vijon ndëshkimet ndaj qytetarëve që lëvizin pa maska, masës administrative nuk i shpëton as
24 Shkurt 2021, 14:12Nga DOSJA
TIRANË– Policia ka gjobitur 986 qytetarë! Ata janë ndëshkuar me masën 3.000 lekë, pasi nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 192 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.
Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 1 subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.
NJOFTIMI:
Shërbimet e Policisë, gjatë 24 orëve të fundit, kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 994 shtetas që nuk kanë zbatuar masat anticovid.
986 prej tyre janë ndëshkuar me masën 3.000 lekë, pasi nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse.
Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 794 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 192 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.
Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 1 subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.
Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 7 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.
Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Seanca e sotme në Gjykatën e Apelit ndaj Aleksandër Murataj është shtyrë sërish si pasojë e mungesës së avokatëve të caktuar kryesisht nga gjykata....
TIRANË– Gazetari investigative, Artan Hoxha i ftuar në studion e ABC këtë të mërkurë ka komentuar çështjen e shumëpërfolur të arrestimit të ba...
Aktualitet24 Shkurt 2021, 13:04
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha i ftuar në studion e ABC përballë gazetares Juli Xhokaxhi, foli edhe për rolin e botës së krimit gjatë fushatës zgjedhor...
TIRANË– Departamenti Amerikan i Shtetit e ka rënditur ish-kreun e KED Ardian Dvorani mes 12 kampionëve kundër korrupsionit. Duke folur rreth këtij vl...
Mikel (Gjovalin) Alia është personi i vetëm i marrë i pandehur për vrasjen e 34-vjeçarit Eri Zefi në Zall Xhuxhe të Mirditës.Ai rezulton të ketë komuniku...
GJIROKASTËR- Gjirokastra është e ndarë në dy pjesë që kundërshtojnë njëra tjetrën. Në pjesën e sipërme historike që mbrohet nga UNESCO ka interes të shtuar...
DURRËS-Policia e Durrësit ka vënë në pranga Islam Kasën, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge.Arrestimi provizor i tij u bë në...
BULQIZË– Një aksident me pasojë vdekjen e një minatori është regjistruar sot në minierën e Bulqizës. Mësohet se një 49-vjeçar ka humbur jetën sot te...
ELBASAN– Një i ri është vënë në pranga pasi nuk i është bindur efektivëve të Policisë. Mësohet se të riut i është bërë shenjë të ndalonte, por ai nuk ësht...
TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Klajdi Shundin, i riu që vrau kunatin e tij, Vladimir Zhvesda natën e nd...