Aktualitet

Gjobiten 829 qytetarë! Ndëshkohen dhe 12 persona që thyen orën e lëvizjes, nuk shpëton nga gjoba as lokali që nuk zbatoi protokollin anti-Covid

VIDEO
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 155 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.
Featured image of article: Gjobiten 829 qytetarë! Ndëshkohen dhe 12 persona që thyen orën e lëvizjes, nuk shpëton nga gjoba as lokali që nuk zbatoi protokollin anti-Covid Foto nga momenti i gjobitjes

TIRANË– Policia e Shtetit vijon me kontrollet e vazhdueshme për zbatimin e masave anti-Covid. Si pasojë, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë gjobitur 984 qytetarë të cilët nuk kanë respektuar masat e vendosura për të parandaluar koronavirusin.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 155 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 12 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

NJOFTIMI:

Policia e ShtetitU konstatuan pa maskat mbrojtëse, ndëshkohen me masë administrative 984 qytetarë.Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 829 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 155 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 1 subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 12 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment