Politike

Gjobat kundër Bashës, Rama: Mos bëni si kreu i opozitës, u soll si një i papërgjegjshëm

VIDEO
Rama tha se kreu i opozitës ka bërë një sjellje të papërgjegjshme.
Featured image of article: Gjobat kundër Bashës, Rama: Mos bëni si kreu i opozitës, u soll si një i papërgjegjshëm

TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama, foli sot për gjobat kundër Lulzim Bashës. Në një bashkëbisedim me qytetarët, Rama tha se kreu i opozitës ka bërë një sjellje të papërgjegjshme.

“Lulzim Basha e theu dje dy herë ligjin, njëherë në Durrës e përsëri mbrëmë në të ashtuquajtur shesh të mbrotjes së identitetit kulturor. Ka disa ligje që fuknsionojnë për të gjithë. Nuk është ky problemi, por çfarë pasojash mund të kemi nga këto grumbullime të papërgjejgjshme. Mos merrni shembullin e kreut të PD, mos bëni siç bën ai. Është e papranueshme ajo që bëri ai”, u shpreh Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këto deklarata Rama i bëri teksa zhvilloi sot një bashkëbisedim me qytetarët. Rama njoftoi se të dielën do të vendosen se si do të vijojnë të qëndrojnë qytetet, do kthehen në zona të kuqe apo të gjelbra. Kreu i qeverisë ka folur dhe për hapjen e aktiviteteve dhe tha se nuk do të lejohet vetëm transporti publik dhe aktivitetet sportive. Sipas Ramës, gjithçka për vijimin e masave lëhtësuese do të varët nga numrat e ditëve në vijim.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment