Ekonomi

Deklarimi i pasurisë, ILDKPKI gjobit 82 zyrtarë që shkelën ligjin: Nëse refuzojnë të paguajnë do ua marrë përmbarimi

Detajet jepen në raportin përfundimtar të Inspektoratit ku bëhet një analizë e realizimit të produkteve si në anën e shpenzimeve ashtu edhe në atë të të ardhurave. Konkretisht sipas Inspektoratit në vitin e shkuar në kahun e të ardhurave rezultojnë të arkëtuara gjithsej 16.1 milionë lekë.
Featured image of article: Deklarimi i pasurisë, ILDKPKI gjobit 82 zyrtarë që shkelën ligjin: Nëse refuzojnë të paguajnë do ua marrë përmbarimi Logo e institucionit

TIRANË- Në vitin 2019 të paktën 37 zyrtarë paguan masa administrative në mënyrë vullnetare për shkak se Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit i gjeti në shkelje të ligjit. Këtij numri i bashkohen edhe 45 zyrtarë të tjerë të cilëve gjoba ju është marrë “me forcë” përmes zyrave të përmbarimit. Detajet jepen në raportin përfundimtar të Inspektoratit ku bëhet një analizë e realizimit të produkteve si në anën e shpenzimeve ashtu edhe në atë të të ardhurave. Konkretisht sipas Inspektoratit në vitin e shkuar në kahun e të ardhurave rezultojnë të arkëtuara gjithsej 16.1 milionë lekë.

“Arkëtimi i gjobave të vendosura për rastet e shkeljes së detyrimeve ligjore gjatë zbatimit të ligjit nr.9049 datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe disa Nëpunësve Publikë” i ndryshuar, ligji nr 9367, datë 7.42005 “Për parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike” i ndryshuar, ligji ne 60/2016 datë 2.06.2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” nga subjektet në sektorin publik dhe privat”. Për vitin 2019 janë gjithsej 37 raste të ekzekutuara me vullnet të lirë në vlerën 5.88 milionë lekë” thuhet në sqarimin e ILDKPKI.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lidhur me procesin nga ky institucion është vendosur masë administrative por që subjektet e ligjit refuzojnë ta paguajnë ekzekutimi kalon nga përmbarimi. Kontingjenti i këtij grupi pra që nuk preferojnë pagesën vullnetare është më i lartë si në numër dhe në vlerë. “Ekzekutimi i detyrueshëm nga Zyrat e Përmbarimore të rretheve për gjobat e vendosura për rastet e shkeljes së detyrimeve ligjore si dhe vendimeve gjyqësore që kanë marrë formë të prerë. Për këtë periudhë vjetore janë ekzekutuar tërësisht gjithsej 45 raste në vlerën 10.2 milionë lekë” nënvizon ILDKPKI. Të gjitha këto të ardhura sipas këtij institucioni kanë kaluar në buxhetin e shtetit në masën 100 për qind ndërkohë që Inspektorati që financohet nga ky i fundit sipas parashikimeve që bëhen çdo vit.

(Marrë nga Monitor.al)

Shto Koment