Politike

Gjoba pas ditëlindjes së Bes Kallakut, reagon për herë të parë Ilir Meta: Isha i ftuar, distanca ishte shembullore…policët të bëjnë detyrën por ta dinë se do përfundojnë në këmbët e popullit

Meta shtoi se distanca është ruajtur në mënyrë shembullore në atë festë, por që policia bëri mirë që bëri punën e saj. Sipas presidentit, policia nuk duhet të harrojë se një ditë do të bjerë në këmbët e popullit.
Featured image of article: Gjoba pas ditëlindjes së Bes Kallakut, reagon për herë të parë Ilir Meta: Isha i ftuar, distanca ishte shembullore…policët të bëjnë detyrën por ta dinë se do përfundojnë në këmbët e popullit

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas gjobitjes në ditëlindjen e aktorit të humorit Bes Kallaku. I ftuar në “Log”, Mta tha se ka qenë i ftuar në atë ditëlindje dhe se përderisa restorantet janë të hapur, nuk ka parë asnjë problem që të merrte pjesë.

Meta shtoi se distanca është ruajtur në mënyrë shembullore në atë festë, por që policia bëri mirë që bëri punën e saj. Sipas presidentit, policia nuk duhet të harrojë se një ditë do të bjerë në këmbët e popullit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ilir Meta: Unë kam qenë i ftuar në ditëlindje, restorantet kanë qenë të hapura, distanca ishte shembullore. Këto , lojëra, marrëzitë që bënë me Kastriot Islamin nuk fshehin të vërtetat që kanë të bëjnë më përballjen me këto pasoja dramatike. Unë jam një shembull i përgjegjshmërisë. Maskën e mbaj për një mesazh për qytetarët. Ato policët të bëjnë detyrën, por duhet ta dinë se në rast se do të preket një votë, presidenti nuk do të mbajë përgjegjësi nëse policët do të përfundojnë në këmbët e popullit. Gjoba le të vënë, s’ka problem, por po u prek një votë nga një polic, duhet ta kenë të qartë se do të përfundojnë në këmbët e popullit si policët e Mubarak.  I ftoj të gjithë të bëjnë detyrën.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment