Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin/ Tensione në mbledhje, banorët kërkojnë largimin e Tavos, përplasen me policinë
Shtyhet mbledhja në Këshillin Bashkiak të Himarës/ Mbështetësit e Belerit kërkojnë largimin e Tavos, p&e...
Shtyhet mbledhja në Këshillin Bashkiak të Himarës/ Mbështetësit e Belerit kërkojnë largimin e Tavos, p&e...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
TIRANË– Kreu i FRPD, Belind Këllici është paraqitur sot para Komisionit në Drejtorinë e Policisë Tiranë për gjobën që mori disa javë më parë, 5 milion lekë për shkelje të masave anti-Covid.
Avokatja e tij, Eda Grimci thotë se gjoba është politike dhe në kundërshtim me ligjin, pasi provat e paraqitura janë të trukuara dhe nuk përputhen datat, ambientet dhe asgjë tjetër.
Këlliçi nga ana tjetër ka konfirmuar këtë qëndrim, duke theksuar se Policia gjobit vetëm opozitarët dhe jo shtetin e mazhorancën. Ndërkaq ai deklaron se do të vijojë me takimet me qytetarët pasi ndryshimi po vjen.
Njoftimi nga PD
Deklaratë e avokates për të drejtat administrative Eda Grimci pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Sapo përfundoi shqyrtimi administrativ pranë Komisionit të Apelimit. Dhe gjatë Komisionit doli pikërisht ajo çka në kemi konstatuar dhe çfarë kemi kundërshtuar që gjoba e vendosur jo vetëm që është politike por është në kundërshtim të hapur me ligjin.
Pretendohet të jetë bërë shkelje apo të jenë bërë takime dhe tubime në kundërshtim me aktin normativ për masat anti- covid, ndërkohë provat e paraqitura nga Komisariati nr. 6, janë sprova të trukuara, pasi fotot nuk përputhen ku del z. Këlliçi, gjithashtu nuk përputhen as datat, as ambientet dhe asgjë.
E pretenduam këtë përpara komisionit, e vërtetuam me prova të pakundërshtueshme, besoj se Komisioni dotë jetë një Komision që zbaton ligjin në mënyrë rigoroze dhe i mbështetur në parimin e barazisë, pasi jemi të gjithë barabartë përpara ligjit, ky komision duhet të marrë vetëm një vendim, revokimin e kësaj gjobe të turpshme politike, shfuqizimin e saj dhe prononcimin edhe mediatike për punën që ka bërë Komisariati Nr.6, i cili në mënyrë selektive i ka vënë z.Këlliçi nëj gjobë politike.
Deklaratë e kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
24 orë pas seancës së turpshme dje kur mafia e plehrave u shmang të përballej në gjykatë, sot unë jam sërish në Drejtorinë e Policisë Tiranë, për t’u paraqitur përpara një Komisioni për një gjobë të turpshme, 50 milionë Lek të pabazuara mbi fakte, mbi prova, për shkak se policia ka parë online ne rrjetet sociale disa foto të mia pa datë, pa vend, pa orë, të grumbullimeve me më shumë se 10 persona, ndërkohë që shihni prapa meje. Unë jam gjobitur 50 milionë lek, këto janë ambientet e Drejtorisë Policisë Tiranë. Mund t’i numëroni vetë se sa persona janë të grumbulluar jashtë dhe se si po “respektohen”masat anti-covid dhe si po mbahet distanca 2m nga njëri-tjetri.
Por sigurisht që për Policinë, për shtet nuk mund të ketë shkelje dhe nuk mund të ketë gjoba, ndërkohë që për opozitën gjobat vijojnë të jenë lum dhe me breshëri. Nëse mendojnë Edi Rama dhe Erjon Veliaj, kushdo që është pas kësaj gjobe politike, nëse mendojnë se do të na stepin dhe do të na mbyllin gojën, e kanë të kotë. Unë këtu do të jem, të gjithë funksionarët e opozitës do të jenë çdo ditë në takime me qytetarët, sepse qytetarët të vetmen shpresë e kanë tek opozita, tek PD dhe sytë i kanë tek drejtuesit e PD-së. Ne kemi një mision historik. Më datë 25 prill duhet ta ndajmë Shqipërinë një herë e mirë nga kjo keqqeverisje, nga kjo kastë që të vetmen gjë që ka është që gjobit qytetarët, gjobit opozitën, gjobit qytetarin e thjeshtë, vjedh lekët e taksapaguesve dhe sigurisht të vetmin opsion që na ka lënë ne të rinjve është kamioni për në Angli ose autobusi për Gjermani. Të mos shqetësohen. Edhe nëse Komisioni do të vendosë sepse duket edhe fryma që gjobat do të rrinë në fuqi, ne nuk do të ndalemi, unë nuk do të stepem.
Sigurisht për Edi Ramën dhe Erjon Veliaj 50 milionë lek nuk janë asgjë, mund të jenë ushqim që mund t’i kenë për qenë e macet e tyre, për mua është gjithçka, por ky nuk është një problem.
Unë do të vazhdoj sepse besoj që ndryshimi do të vijë shumë shpejt.
51 ditë na ndajnë nga referendumi historik më 25 prill.
51 ditë na ndajnë nga marrja fund e padrejtësive ndaj qytetarëve të thjeshtë të vendit, por mbi të gjitha ndaj të rinjve.
Kjo maskaradë e turpshme duhet të marrë fund një herë e mirë.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Presidenti Ilir Meta doli ditën e sotme në një konferencë për mediat. Meta u pyet nga gazetarët në lidhje me kandidimet e mjekes Najada &Cced...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta doli ditën e sotme në një konferencë për mediat, prej nga u shpreh se duhet pritur rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit në mën...
TIRANË– Në një konferencë për shtyp Presidenti Ilir Meta ka komentuar miratimin e Rezolutës për Shqipërinë në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamen...
Qeveria shqiptare ka ndër mend të kryejë negociata pa garë me kompaninë amerikane Bechtel për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës pavarësisht se kjo metodë l...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar 23-vjetorin e rënies së familjes Jashari në Kosovë që luftuan për lirinë dhe pavarësinë ...
TIRANË– Ditën e sotme është mbledhur Këshilli i Partisë ‘Fryma e re Demokratike’, të cilët vendosën në mënyrë unanime Sali Shehun si kryetarin e ri të FRD-...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratik, Lulzim Basha ka ndarë një video në ‘Facebook’.Kryedemokrati thekson se paga minimale në vendin ton...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta, priti ditën e sotme në një takim Nënkryetaren e Këshillit të Ministrave dhe Ministre e Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Herceg...
TIRANË- Biznesmeni shqiptar Behgjet Pacolli dhe kompania e tij, Mabetex Group do të ndërtojnë aeroportin e Vlorës në bashkëpunim me kompaninë Yda Group. Ky...
TIRANË– Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK ministren Belinda Balluku për të paktën 6 vepra penale në lidhje me koncesionin 30 milionë euro të kalatës ...