Bota

Gjoba 250 euro, Roma merr vendimin për ndalimin e uljes në shkallët e “Piazza di Spagna”

Në shkallët e Spanjës në Romë nuk do të lejohet më ulja e njerëzve në to, ku ndërkohë ka nisur patrullimi i zonës, për të ruajtuar një prej vendeve kulturore në Itali. Nëse shkelet vendimi gjobat variojnë nga 250 deri 400 euro.
Featured image of article: Gjoba 250 euro, Roma merr vendimin për ndalimin e uljes në shkallët e “Piazza di Spagna” Pamje nga Piazza di Spagna, Romë

ITALI –Është marrë një vendim në lidhje me shkallët e famshme spanjolle në Romë. Ky vend ka qenë një ndër vendet më të vizituara nga turistët, pasi shkallët e spanjolle të Romës janë një nga pjesët fantastike të këtij qyteti.

Por prej tani e tutje nuk do të lejohet më që tursitët të ulen në këto shkallë.

Është marrë vendimi për mbrojtjen e këtij vendi kulturor, teksa efektivët e policisë kanë nisur të monitorjnë zonën, për të larguar nga shkallët këdo që tenton të ulet.

Gjithashtu çdo njeri që do të të shkelë këtë vendim do të marrë një gjobë prej 250 eurosh, por mund të jetë edhe më e lartë nëse njerëzit hedhin mbeturina, shkatërrojnë apo ndotin shkallët.

“Vizitorët nuk lejohen të ulen në shkallë. Edhe ngrënia në to, ose shkarravitja e tyre është e ndaluar, ashtu si shitja e objekteve pa leje. Jemi këtu per t’i bindur njerëzit të ndjekin rregullat”, u shpreh Antonio Di Maggio, Drejtor i policisë bashkiake të Romës.

Shkallët Spanjolle janë pjesë e të famshmes Piazza di Spagna në Romë, dhe janë ndërtuar që prej vitit 1725.

Ky vend tërhiqte deri më tani mijëra turistë, por mbetet për t’u parë sesi do të pritet dhe e ado ët zbatohet ky rregull i fortë, në mbrojtje të shkallëve të famshem të spanjës në Romë.

Burimi: Ilgiornale.it

A.C/Dosja.al

Shto Koment