Politike

Gjoba 110 mln €, Rama: Becchetti kërkohet nga drejtësia shqiptare, lufta nuk ka mbaruar

Por Edi Rama u shpreh sonte në “Log.” se lufta me biznesmenin italian nuk ka mbaruar dhe se Francesco Becchetti është një njeri i kërkuar nga drejtësia shqiptare.
Featured image of article: Gjoba 110 mln €, Rama: Becchetti kërkohet nga drejtësia shqiptare, lufta nuk ka mbaruar

TIRANË– Shqipëria humbi gjyqin ndaj Francesco Becchettit duke u detyruar nga Arbitrazhi ndërkombëtar që t’i paguajë 110 milionë euro dëmshpërblim biznesmenit italian. Por Edi Rama u shpreh sonte në “Log.” se lufta me biznesmenin italian nuk ka mbaruar dhe se Francesco Becchetti është një njeri i kërkuar nga drejtësia shqiptare.

E para e punës njëherë ku e keni parë ju mbrojtjen dhe sulmin. Fakti është që edhe rezultati i këtij ligji nuk duhet të ishte bërë publik sipas rregullave që ka, por meqë u bë publik, jo nga Zëri Amerikës, por pala tjetër, se dy palë e dinin.

E para është fatkeqësi e madhe që të paktën ju njerëzit e medias, e dini shumë mirë realitetin e pagave, si shpërtheu i gjithë tregu si paga si për “galactios” ju nuk duhet të bëni. Ishte një super problem për të gjithë që u konstatua nga organet kompetente, po flasim për një njeri që kërkohet nga drejtësia shqiptare.

E treta ne kemi fituar tre gjyqe, kjo nuk është një luftë e mbaruar. Unë nuk mund të flas më shumë se kaq, është cështje e një lufte që po bëhet, ka plan alternativ dhe strategji, por nuk është luftë e mbaruar. Ai ka për të marrë atë që nuk thuhet, përsa më takon mua, që mbetet por nuk hahet, ka mbetur por nuk hahet” tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu, kreu i qeverisë shqiptare hodhi poshtë lajmet në media se kundër Francesco Becchettit ka pasur presion për ndryshimin e linjës editoriale. “Nuk i di fare unë këto si llafe. Nuk jam marrë unë me asnjë nxjerrje, nuk nxjerr unë asnjëri” përfundoi ai.

Marrë nga Abcnews.al

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “Gjoba 110 mln €, Rama: Becchetti kërkohet nga drejtësia shqiptare, lufta nuk ka mbaruar

  1. Nuk ka mbaruar akoma thote gomari,dmth kete po e ha ujku dhe ky thote ishalla jam ne enderr, tamam gomar

Shto Koment