
TIRANË– Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e ngritur për të patur në fokus gjykimin dhe dënimin e zyrtarëve të lartë e ka nisur sot me “këmbën e gabuar”. Vendimi i parë i GJKKO lidhet me dënimin e një personi të akuzuar për korrupsion ndaj një polici.
GJKKO ka dënuar sot me 120 orë punë të detyrueshme në komunitet Vilson Meminin, një person që është akuzuar për veprën penale “korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë detyrë publike”.
Ky qytetar ishte vënë nën hetim nga SPAK (Prokuroria e Posaçme), pasi ka tentuar që të korruptojë një efektiv policie duke i dhënë 1 mijë lekë të reja. Gjithsesi, GJKKO-ja shton se ky nuk është do të jetë rasti i vetëm që do të jepet dënim për korrupsion.

Ky institucion i ngritur për të gjykuar posaçërisht rastet e Krimit të Organizuar dhe të Korrupsionit në nivele të larta, ka nën shqyrtim edhe shumë raste të tjera të kësaj natyre. Këta duket se janë “peshqit e mëdhenj”, që shqiptarët presin prej vitesh për tu parë para drejtësisë.
(f.m;f.g/dosja.al)