Aktualitet

GJKKO mbyll procesin për Adriatik Llallën! SPAK kërkon dy vite burg për ish-kryeprokurorin!

Kjo është hera e parë që kërkohet një masë dënimi kaq e rreptë për një ish-kryeprokuror, drejtues i Drejtësisë shqiptare.
Featured image of article: GJKKO mbyll procesin për Adriatik Llallën! SPAK kërkon dy vite burg për ish-kryeprokurorin! Adriatik Llalla
Përditësuar:

TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar shqyrtimin e dosjes së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Gjatë seancës së sotme, SPAK vshpalli pretencën për Llallën dhe kërkoi 2 vite burg. Kjo është hera e parë që kërkohet një masë dënimi kaq e rreptë për një ish-kryeprokuror, drejtues i Drejtësisë shqiptare. Gjithashtu, SPAK kërkoi sot përjashtimin me 5 vite nga ushtrimi i funksioneve publike. 

Me rigjykimin e çështjes, ish-kryeprokurori Llalla humb të drejtën për gjykim të shkurtuar dhe uljen e 1/3 së dënimit, nëse shpallet fajtor për akuzat e ngritura ndaj tij. Llalla është marrë i pandehur pasi akuzohet për kryerjen e veprave penale të “fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë”, të kryer në 3 raste dhe rrezikon gjobë deri në 3 vite heqje lirie.

Por përse akuzohet Adriatik Llalla, dikur njeriu më i rëndësishëm i sistemit të drejtësisë?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Hetimet për Adriatik Llallën kanë nisur disa muaj më parë, dhe bëhet me dije se bëhet fjalë për mosdeklarimin e një shume parash në Gjermani, e cila është përdorur për shkollimin e vajzës së ish-kryeprokurorit. Vetë Llalla ka deklaruar se këto para i kishte marrë borxh nga një mik i tij. Ndërkohë pritet vendimi që do të merret nga GJKKO.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u largua nga detyra në 8 dhjetor 2017 pasi i skadoi mandati dhe në vend të tij u zgjodh vetëm me votat e socialistëve, kryeprokurorja Arta Marku. Llalla i shpëtoi procesit të Vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. KPK-ja pranoi kërkesën e Llallës duke e nxjerrë nga sistemi dhe duke mos kaluar në Vetting. Komisioneri Publik ankimoi pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK-së.

Po kështu, Adriatik Llalla është një prej tre ish-zyrtarëve të lartë shqiptarë, për të cilin sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, më 14 shkurt të 2018,  komunikoi vendimin se ai nuk do të shkelë kurrë në tokën amerikane. Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është pajtuar me këtë vendim të SHBA-së.

(k.m;f.g/dosja.al)

Një Koment në “GJKKO mbyll procesin për Adriatik Llallën! SPAK kërkon dy vite burg për ish-kryeprokurorin!

  1. Hahahahahah …hahahaha spaku kap e fut ne burg vetem ato qe pine rari e i japin makines te dehur hahahah spaku ma kapi 🍆

Shto Koment