Aktualitet

“Gjithmonë paguan shefi”, Bledian Koka zbulon rregullin e Kasem Hysenbelli dhe shpreh dhimbje për humbjen e parakohshme: Sot zemra ime qan…

VIDEO
Koka shpreh mirënjohje për gjithçka ka mësuar nga Kasem Hysenbelliu, i cili i donte të gjithë dhe në tavolinë me të, funksiononte rregulli “Gjithmonë paguan shefi”.
Featured image of article: “Gjithmonë paguan shefi”, Bledian Koka zbulon rregullin e Kasem Hysenbelli dhe shpreh dhimbje për humbjen e parakohshme: Sot zemra ime qan… Bledian Koka dhe Kasem Hysenbelliu

TIRANË -Humbja e parakohshme nga jeta si pasojë e koronavirusit e Presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelliut ka trishtuar botën e medias, bashkëpunëtorët e tij të ngushtë dhe këdo që i hapi derën për të hyrë në rrugën e gazetarisë.

Një prej bashkëpunëtorëve dhe themeluesve të televizionit, Bledian Koka rrëfen se njohja me të nisi falë një miku të përbashkët dhe Hysenbelliu gjeti mundësinë të hapte një vend pune për të për të vijuar bashkëpunim disa vjeçar. Koka shpreh mirënjohje për gjithçka ka mësuar nga Kasem Hysenbelliu, i cili i donte të gjithë dhe në tavolinë me të, funksiononte rregulli “Gjithmonë paguan shefi”.


Bledian Koka:  Do të doja të kisha ardhur tek Faxi për çdo gjë në këtë botë, edhe për një rikthim të dytë pas një shkëputje gati 2 vjet më parë, por kurrë nuk do e kisha menduar për të folur për largimin, nuk di si t’ia vë emrin kësaj gjëje. Zakonisht përdorim shprehjet, njeriu iku pa radhë, njeriu që e deshi Zoti fort, mori më të mirin për veten, Kasemi meritonte të gjitha këto.

E shoh në ekran dhe kujtoj të gjitha momentet që jeta më ka barazuar me Kasemin. Ne të gjithë sot të tregojmë eksperiencat tona qoftë si drejtues i mediave para Faxit, një njeri inovator që kishte raport me median krejt të habitshme. Media është fushë specifike, duhet ta duash shumë, ta kuptosh shumë.

Kasemi ishte i veçantë. Kam 2 momente shumë të rëndësishme të jetës sime profesionale, të cilat, ndoshta nuk ia kam thënë ndonjëherë faleminderit por do ti ndaj me publikun si një mirënjohje të pakufijshme. Moment i parë ka qenë në vitin 2013 kur punoja në një media tjetër dhe për shkak të disa mosmarrëveshjeve, mu desh të largohesha dhe kisha dëshirë shumë të madhe që të isha pjesë e News24 edhe pse aty ishte një mik im i ngushtë dhe më pas vijuam bashkëpunimin në Fax News, Enton Abilekaj. I them që dua patjetër të vij tek Newsi sepse më pëlqen sfida dhe koha e menaxhimit të Kasemit. Ka qenë moment i artë dhe moment i menaxhimit të zotit Hysenbelliu nga viti 2010 deri në 2017, pra një 7 vjeçar mjaft i shëndetshëm për shkak të menaxhimit që njeriu Kasem kishte për lirinë e medias.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Abilekaj më krijoi mundësi takimi me Kasemin dhe siç e dinin të gjithë ishte bukëdhënë dhe i donte të gjithë, kishte gjithmonë për të dhënë dhe kishte rregullin “Gjithmonë paguan shefi”.

I thashë dua të vij tek News24 dhe për shkak të një vlerësimi, hapi një vend që nuk kishte. Kalova një 4 vjecar, një kërcim në karrierën time dhe i jam mirënjohës njeriut Kasem dhe jam i sigurt që po ta pyesnim nuk do bëhej pishman.

Në 2017 në verë, më takon dhe më thotë që do të hap një televizion të ri informative. Kishim dyshimet tona dhe pranuam me një kusht për të bërë një televizion të pavarur. Shumë media mund të thonë se janë të pavarur, por më besoni që Fax News u ngrit dhe funksionon tani ajo që kemi ideuar. Unë dhe Abilekaj mund të kishim dëshirën për të bërë media të pavarur, por për ta bërë këtë duhet të ishte dikush që do të fuste paratë e të mbante presionet. Le ti themi disa gjëra, media Fax buron nga reklamat.

Sot jam këtu për ti thënë një faleminderit të madhe, sot zemra ime qan.

Marrë nga Fax News 

Shto Koment