
RUSI– Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan, të cilin e informoi lidhur me rezultatet e bisedimeve që ai kishte zhvilluar me udhëheqësit e Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Në një deklaratë të lëshuar nga Kremlini zyrtar, presidenti rus ka njoftuar Erdogan se kishte rikonfirmuar qëllimin e palëve për të normalizuar marrëdhëniet duke zgjidhur konfliktet në rajonin e Nago-Karabakut. Nga ana e tij, Erdogan mbështeti përpjekjet e Rusisë për të zgjidhur situatën duke bërë edhe thirrje për bashkërendimin e vazhdueshëm të veprimeve ruse dhe turke në rajon.
Pasi përfunduan diskutimet diplomatike, mësohet se Putini dhe Erdogan shkëmbyen edhe urimet për Vitit të Ri, duke i dedikuar një vëmendje të veçantë trajtimit të pandemisë së koronavirusit dhe çështjes së vaksinës.
Lufta mes dy vendeve nisi më 27 shtator, për rajonin e Nagorno-Karabakut. Rajoni është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por i kontrolluar nga armenët. Kur u shkëput në fillim të viteve 1990, dhjetëra mijëra njerëz vdiqën në luftime. Ndërkohë, si pasojë e luftimeve të zhvilluara janë vrarë shume persona, midis tyre dhe civil. Të dy vendet fajësojnë njëra-tjetrën për nxitjen e luftës. Gjithashtu, Turqia është fajësuar se është përshirë në luftë duke shkatërruar një avionë ku humbi jetën dhe piloti, akuzë e cila është hedhur poshtë nga Turqia.
(k.m/dosja.al)