Showbiz

Gjithë familja bashkë në 2-vjetorin e lindjes së Tian-it

Dy vjet kaluan shumë shpejt dhe Tiani ka ndryshuar shumë.
Featured image of article: Gjithë familja bashkë në 2-vjetorin e lindjes së Tian-it Tuna, Patris dhe Tian.

Në familjen e Tunës ka festë, ngjyra dhe muzikë.

Sot, vogëlushi feston feston 2-vjetorin e lindjes dhe me këtë rast, Tuna dhe Patrisi i kanë dedikuar një festë plot ngjyra, që i ka dhënë dritë edhe profilit të këngëtares së njohur.

Në foton e re familjare,  Tuna shkruan një mesazh të ndjerë për të birin: “Arritja ime më e madhe në jetë je ti për mua. Titulli më i bukur që kam, del nga goja jote. Urime ditëlindjen jetë! Të don Mami & Babi”.

Dy vitet e para të Tianit kanë qenë mjaft të suksesshme edhe për Tunën, por edhe për Patrisin. Këngëtarja u është rikthyer koncerteve dhe projekteve të reja. Pak javë më parë, mbajti edhe një koncert recital “Fortuna”.

L.K/Dosja.al

Shto Koment