Bota

Gjithë Amerika në këmbë për vrasjen e George Floyd/ Por polici “nuk vë mend”, i vë këmbën që qafë protestuesit, ndërhyn kolegu

Gjatë protestave të djeshme një polic, teksa po arrestonte një protestues, i vuri gjurin në qafë. Kolgeu i tij ndërhyri menjëherë dhe ia hoqi gjurin mbi qafën e protestuesit.

SHBA- Vijojnë protestat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vrajsjen e George Floyd. Mijëra qytetarët janë ngritur në protestë dhe kërkojnë dënimin e të gjithë oficerëve për këtë vrasje.

Ndërkohë, fotoreporteri Matt Mills ka filluar një tjetër moment që mund të përfundonte tragjikisht. Gjatë protestave të djeshme një polic, teksa po arrestonte një protestues, i vuri gjurin në qafë.  Kur turma filloi të bërtiste për këtë gjest, kolegu i tij oficer i hoqi këmbën nga qafa dhe ja zhvendosi mbi shpinë. Kjo shihet qartë në videon e mëposhtme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në SHBA kanë nisur demonstrat për vdekjen e George Floyd. 46 vjeçari  ndërroi jetë, teksa një oficer policie e shtriu në tokë dhe i bllokoi frymëmarrjen,  duke i vendosur gjurin në qafë. Për këtë ngjarje është arrestuar oficeri Derek Chauvin.

J.V/Dosja.al 

Etiketa:

Shto Koment