
ABU DHABI– Videoja që po shikoni vjen nga Abu Dhabi, aty ku ministri Arben Ahmetaj bashkë me kryeministrit Edi Rama firmosën një marrëveshje për ndërtimin e 2000 shtëpive të prishura nga tërmeit në Durrës.
Siç shihet dhe në pamje, gjithçka është mbyllur në një bar-kafe, dhe për të firmosur në mënyrë më komode, Ahmetaj ka bashkuar disa tavolina lokali.
Klientët në bar-kafe janë ulut në tavolinat e tjera dhe nuk u bën aspak përshtypje kamera.
Ata vijojnë të lundrojnë në internet dhe të harxhojnë kohën e tyre, ndërkohë që Ahmetaj firmos. Personi që ndodhet me të është sheiku Mohamed Ali Alabbar.
(f.m/doja.al)