Bota

Gjithçka e kishte planifikuar e ëma! Rrëmbimi “alla Arsène Lupine” i Mia-s nga Franca, nëna se shihte prej 11 janarit, tre burra e morën nga shtëpia e gjyshes… E gjithë Policia në këmbë!

Vajza e vogël me emrin Mia është vetëm 8 vjeç, ishte mbajtur larg nga nëna e saj Lola Motemaggi, të cilës i ishtë hequr kujdestaria e fëmijës pasi kishte shfaqur sjellje agresive si në familje. ashtu edhe në shoqëri.
Featured image of article: Gjithçka e kishte planifikuar e ëma! Rrëmbimi “alla Arsène Lupine” i Mia-s nga Franca, nëna se shihte prej 11 janarit, tre burra e morën nga shtëpia e gjyshes… E gjithë Policia në këmbë! Mia dhe nena e saj

FRANCË- Një 8-vjeçare është rrëmbyer nga nëna e saj në Francë! Ngjarja ka ndodhur paraditen e datës 13 prill ku 3 burra u paraqiten si edukatorë në shtëpinë, ku e mitura ndodhej me gjyshën e saj. Duke e marrë kështu të miturën pa zhurmë dhe në mënyrë paqësore.

Vajza e vogël me emrin Mia është vetëm 8 vjeç, ishte mbajtur larg nga nëna e saj Lola Motemaggi, të cilës i ishtë hequr kujdestaria e fëmijës pasi kishte shfaqur sjellje agresive si në familje. ashtu edhe në shoqëri.

Sipas Le Figaro, Montemaggi ishte një emër i njohur nga policia pasi njihej për dhunë ndaj bashkëshortit, që i kishin kushtuar 28-vjeçares kujdestarinë e të bijës. Montemaggi nuk ishte lejuar për të parë fëmijën e saj që prej datës 11 janar kështu që kishte planifikuar një rrëmbim të të bijës. Ai kontaktoi me tre personat në internet, dhe më pas u zhduk bashkë me Mia-n pa lënë gjurmë. Policia ka shpërndarë kudo fotot e nënës dhe të bijës, duke kërkuar ndihmë për lokalizimin e tyre. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë policia franceze një ditë pas rrëmbimit arrestoi personat e që kishin rrëmbyer të miturën nga gjyshja e tyre, kanë pranuar autorsinë duke u shprehur të lumtur se kishin bashkuar nënë me të bijën. Ndaj tyre, Gjykata ka vendosur dënimin me burg përjetë. 

(k.m.e.k/dosja.al)

Shto Koment