Aktualitet

Gjirokastritët e mjekuan për disa ditë,  shqiponja e malit lihet e lirë në habitatin e saj, momenti kur fluturon sërish në qiell (VD)

Shqiponja ndodhej në gjendje të dobët fizike, e cila dyshohet se u plagos gjatë dyluftimit me një tjerër kafshë në natyrë.

GJIROKASTËR- Një shqiponjë mali, e cila u gjet e plagosur para disa ditësh në zonën e Gjirokastrës, tashmë mund të fluturojë sërish në qiellin e kaltër duke rrahur krahët e saj të palodhur.

Faqja Albanian Wildlife ka publikuar videon, ku shqiponja nxirret nga kafazi, ku gjendej prej disa ditësh dhe është lënë e lirë në habitatin e saj.

Shqiponja ndodhej në gjendje të dobët fizike, e cila dyshohet se u plagos gjatë dyluftimit me një tjerër kafshë në natyrë, por falë bashkëpunimit mes organizatave PPNEA dhe AËRT, shqiponja mundi të fluturojë sërish në në habitatin e saj.

Postimi i plotë:

Simboli ynë kombëtar kthehet në mbretërin e tij!

Ju kujtohet Shqiponja e malit të cilën filluam të mjekonim, para disa javësh?

Javën e kaluar grupi i përbashkët PPNEA & AËRT u nis drejt Golemit të Gjirokastrës për një nga misionet e lëshimit më emocionues për ne.

Pas përkujdesjes së vazhdueshme përgjatë një muaji të ekipit të veterinerëve të AËRT, shqiponja e malit (Aquila chrysaetos) na la të kuptojmë nëpërmjet karakterit të saj të rizgjuar se ishte gati të kthehej në shtëpinë e saj, në natyrë!

Sapo u lirua, hapja e krahëve prej 2.2 metra bëri rrugen më të afërt drejt një tarrace ku pushoi për rreth 20 minuta duke kthyer shpesh kokën nga ne, si për të na përshendetur dhe më pas u nis drejt maleve nga ku ka marr dhe emrin e lavdishëm.

Shpresojmë që ky individ juvenil i shqiponjës së malit të jetë sa më gjatë aty duke, na bërë të meritojmë emrin toka e shqiponjave dhe e kështjellave!

(a.m/dosja.al)

Shto Koment