Aktualitet

Përshkallëzohet protesta në Gjirokastër, bashkohet i gjithë qarku, shoferët ulen në rrugë (VD)

Qytetit të Gjirokastrës i është bashkuar Delvina dhe Saranda në këtë protestë duke bojkotuar transportin e të gjithë qarkut. Shoferët janë ulur në rrugë dhe paralajmërojnë përshkallëzim të situatës, deri në bllokimin e rrugës nacionale.
Featured image of article: Përshkallëzohet protesta në Gjirokastër, bashkohet i gjithë qarku, shoferët ulen në rrugë (VD) Foto nga protesta në Girokastër
Përditësuar:

GJIROKASTËR– Shoferët dhe drejtuesit e linjave të transportit të Delvinës dhe Sarandës janë bashkuar në protestë me shoferët e linjave të transportit në Gjirokasër. Dosja.al mëson se është bojkotuar trasnsporti në të gjithë qarkun.

Shoferët të indinjuar nga linjat që marrin pasagjerë në vende të ndryshme, duke mos respektuar asnjë lloj kriteri janë ulur në rrugë pranë automjeteve të tyre, dhe shprehen se do të kalojnë në grevë nëse situata nuk sistemohet.

Njëri prej tyre u shpreh se ministria duhet të pezullojë 326 linjat e miratuara nga Parlamenti, pasi kjo konkurencë e padrejtë po i çon drejt falimentimit.

“Ne jemi për të drejtat tona. Nëse ministria nuk vë dorë në këtë situatë, duke hequr linjat e paqëna për tërë jetën, Dropull-Tiranë, Libohovë-Tiranë, në këtu do jemi. Le t’i marrin mjetet tona, le të bëjnë ç’të duan, ne kemi surpriza. Nuk ja merr mendja askujt se çfarë do bëjmë. Ministria e transporteve po bën sehir, pasojat i vuajnë njerëzit që po bredhin rrugëve. Derisa të pezullohen 326 linja që ka miratuar parlamenti, ne jemi këtu. Policia na ka mbështetur, kot të themi që s’na kanë mbështetur por kjo nuk është punë e policisë. Ne nuk jemi palë me askënd, duam të drejtat tona,”- thotë njëri nga shoferët.

Kjo protestë ka nisur prej dy ditësh në qytetin e Gjirokatrës ku shoferët dhe drejtuesit e linjave të transportit në Gjirokastër vijojnë të bojkotojnë aktivitetin me arsyetimin se konkurenca e padrejtë i ka bërë të falimentojnë. Ata shprehen se të shqetësuar për faktin që janë shtuar linjat e shumta të transporteve që punojnë pa kritere dhe marrin udhëtarë në vende të pacaktuara (kjo gjë shihet edhe në videon e mëposhtme)

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ditë më parë shoferët paralajmëruan se protesta do të përshkallëzohet dhe nëse nuk marrin zgjidhje nga shteti do të kalojnë në grevë duke bllokuar edhe rrugën nacionale dhe duke djegur automjetet e tyre.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment