Politike

Gjinushi “presion” Metës: Nëse s’më dekreton ti, do e bëjë Presidenti tjetër

  • E rrëzoi se drejtonte PSD-në/ Gjinushi i kthehet Metës: Ishe kryetar i LSI-së kur u zgjodhe President
  • Gjinushi ka deklaruar se nëse nuk e dekreton presidenti aktual Ilir Meta, këtë do e bëjë Presidenti i ardhshëm.
    Featured image of article: Gjinushi “presion” Metës: Nëse s’më dekreton ti, do e bëjë Presidenti tjetër Ilir Meta dhe Skënder Gjinushi

    Tiranë-  Skënder Gjinushi, pasi Ilir Meta nuk e dekretoi në krye të Akademisë së Shkencave ka deklaruar se nëse Presidenti nuk e firmos pasi kërkesa të ribëhet, do ta bëjë një President tjetër.

    “Një nga arsyet që ika nga politika është që kam qenë kundërshtar të shkeljeve të rëndë kushtetuese. Jam përplasur edhe me aleatët. Kam një parim, me themelet nuk luhet se të zë brenda. Zgjedhjet janë themelet, edhe loja e 1996 edhe deformimet e herëpashershme kanë bërë që tranzicioni të zgjasë. Nuk jam i parimit që hapi rrugë të paudhit, jam kundër krijimit të precedentëve. Kur dikush merr një akt të paligjshëm nuk luftohet me mjete të ligjshme. Zgjedhjet janë të vlefshme, çfarë të anikmoj? Ai nuk ka gjetur mjetet për të zhbërë zgjedhjet. Tani është i detyruar Presidenti kushdo qoftë të bëjë dekretimin. Po ta dija që do të ndërhynte politika do të mbaja qëndrim tjetër, nuk do ua jepja këtë kënaqësi, por për të mbrojtur institucionin…demaskimi do qe më i rëndë po mos kisha qenë vetë në valle” , u shpreh ai në Report Tv.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Theksojmë se Presidenti Ilir Meta, ka përdorur forcën e dekretit për të refuzuar emërimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkenacave. Me një dekret presidencial, Meta ka dhënë arsyet pse sipas tij, ka bërë këtë refuzim. Sipas tij procesi i zgjedhjes së Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave ka qenë me probleme, dhe në momentin e zgjedhjes, Gjinushi ishte kryetar Partie. Gjinushi është zgjedhur kryetar i ASH më 24 maj, ndërkohë që largimi nga partia rezulton në datën 5 qershor, duke shkelur kështu ligjin për zgjedhjen e kryetarit të ASH.

    J.V/Dosja.al 

    Shto Koment