Sport

Gjimshiti një alternativë për Milanin

Mbrojtësi kuqezi duket të jetë rikthyer në "modë" për kryesuesit e Serisë A, pas dështimit të objektivi të tyre të parë, Simakanit
Featured image of article: Gjimshiti një alternativë për Milanin
Përditësuar:

ITALI – Në këtë periudhë merkatoje të shumtë janë zërat e lëvizjeve për lojtarët, mes tyre ka edhe nga futbollistët e kombëtares shqiptare, që pretendojnë të kalojnë në një nivel më sipër. I tillë është rasti i qendërmbrojtësit të kombëtares sonë dhe Atalantës, Berat Gjimshiti, i cili herë pas here përmendet për një kalim drejt Milanit.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane, të cilat flasin për një këmbëngulje të drejtorit Maldini për shërbimet e mbrojtësit shqiptar. Interesi i “Djallit” ka ardhur në rritje, sidomos pas dëmtimit të Mohamed Simakanit, që ishte objektivi i deklaruar për këtë merkato dimri.

Francezi i Strasburgut ka pësuar një dëmtim që do ta mbajë larg fushave për të paktën dy muaj dhe kjo ndërlikon ndjeshëm planet e Milanit për t’u përforcuar me mbrojtësin, që së bashku me Kalulunë, duhej t’i jepte frymëmarrje Romanjolit dhe Kjaerit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Oferta e Milanit mund të joshë Gjimshitin që ka një kontratë deri në vitin 2023 me klubin aktual. Ai vlen 15 milionë euro, praktikisht e njëjta shumë që Maldini do të paguante për Simakanin. Kjo do të thotë që paratë nuk mungojnë, ndaj duhet gjetur akordi me homologët e Atalantës.

Duhet thënë se mes palëve pas çështjeve Kaldara, Konti apo Kesi, ekziston një raport pozitiv, ndaj drejtuesit e “Djallit” kanë më shumë se një arsye, për të tentuar afrimin e mbrojtësit të kombëtares së Shqipërisë.
B.T (Dosj.al)

Shto Koment