Politike

Gjimnazistja që i dërgoi email qeverisë duke i kërkuar llogari! Kushi: Ajo e përshpejtoi ceremoninë. Rama: Ndjesën e tha ministrja…

VIDEO
Ministrja bëri të ditur se ceremonia është përshpejtuar vetëm nga një email që iu është dorëzuar qeverisë, duke i kërkuar llogari se përse nuk po marrin medaljet që iu takojnë.
Featured image of article: Gjimnazistja që i dërgoi email qeverisë duke i kërkuar llogari! Kushi: Ajo e përshpejtoi ceremoninë. Rama: Ndjesën e tha ministrja… Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e arsimit, Evis Kushi dorëzuan ditën e sotme medaljet për gjimnazistët ekselentë. Ministrja bëri të ditur se ceremonia është përshpejtuar vetëm nga një email që iu është dorëzuar qeverisë nga gjimnazistja, duke i kërkuar llogari se përse nuk po marrin medaljet që iu takojnë.

Rama tha se ndjesën e kërkoi ministrja e më pas i bëri thirrje të rinjve që të mos heshtin dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.


BISEDA:

Rama: Është Andia Kola, nxënëse nga Durrësi. Nëse do të thuash ndonjë fjalë bujrum.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ministrja: Jo rastësisht unë nuk e kërkova ndjesën gjatë fjalës time, pasi Andia është vajza që u bë shkas që të përshpejtohej kjo ceremoni. Me një email duke na kërkuar llogari pse nuk po bëhej kjo ceremoni. Ndaj Andia e meritonte të ishte e para dhe të fliste.

Andia: Përshëndetje. Është shumë emocion që të jem këtu mes jush.

Rama: Shumë faleminderit Andia që na nxite ta përshpejtojmë këtë proces. Ndjesën e tha ministrja. Unë dua tju them që nuk duhet heshtur, pritur. Dicka që të duhet dhe të takon duhet kërkuar me insistim.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment