KRYESORET
Aktualitet

Gjimnazisti nga Kamza refuzon matjen e temperatures,rreh policin e shkollës: Eja pak

24 Nëntor 2021, 13:46 Nga DOSJA
Gjimnazisti nga Kamza refuzon matjen e temperatures,rreh policin e

Masat e shtuara gjatë pandemisë së shkaktuar nga Covid 19, midis tyre edhe urdhri për të matur temperaturën e qytetarëve, kanë nxitur sherre që jo pak herë, jo vetëm kanë përfunduar në polici, por edhe përpara gjyqtarëve. Ky është rasti i një 17-vjeçari, i cili u nevrikos aq shumë me oficerin e sigurisë së shkollës, saqë e ftoi atë të sqaroheshin jashtë ambienteve, ku i mituri studion.

Çështja, së pari ka përfunduar pranë komisariatit numër 6 (Kamëz), më tej ka vijuar procedurën në gjykata pas mosmarrëveshjes midis nxënësit nga njëra anë dhe oficerit që ka këmbëngulur se duheshin respektuar rregullat.

Sipas burimeve të Gazetasi.al, ngjarja angazhoi policinë vendore në muajin prill dhe vendimi është dhënë në muajin nëntor nga gjyqtari për të miturit, i cili gjatë shpalljes fajtor, deklaroi se mbante parasysh që i akuzuari është nën moshë dhe se për këtë arsye ai duhej dënuar me 4 vite, me kushtin që të sillej mirë dhe të reflektonte.

Dosja që iu vendos në dispozicion Gazetasi.al, tregon se si 17-vjeçari nga Kashari (Tiranë), me inicialet E.M., u konfliktua me rojen e shkollës dhe se inati i tij nuk u përmbajt më pas, duke gjetur pretekste të tjera me qëllimin për t’u përplasur fizikisht me oficerin e sigurisë. I konsideruar nga gjykata si i mitur në konflikt me ligjin, 17-vjeçari u akuzua për goditje për shkak të detyrës sipas fashikujve të gjykimit në adresë të tij.

“Ka bërë kallëzim oficeri i sigurisë së shkollës së mesme të bashkuar “100-Vjetori i Pavarësisë”, shtetasi A., i cili ka shpjeguar se ka pasur një konflikt fizik me shtetasin E.M., nxënës i kësaj shkolle, ku të pranishëm gjatë konfliktit kanë qenë dhe dy nxënës të tjerë, shokë të tij“, – deklaron policia.

Gjykata vëren se denoncuesi shpjegon se mban detyrën e oficerit të sigurisë dhe merr turnin në orën 07:30 dhe e dorëzon në orën 16:30.

“Në mëngjes, në kohën e matjes së temperaturës së nxënësve, E.M., ka hyrë në shkollë pa pritur radhën e matjes së temperaturës dhe nuk i është përgjigjur thirrjes së tij që të kthehet, por ka vazhduar të ngjitet në shkallë, duke i thënë se do të kthehej më vonë”.

Teksa të tjerët i janë bindur kërkesave për të matur temperaturën, kur roja ka kërkuar respektim të urdhrit edhe nga nxënësi në fjalë, i mituri është kthyer, duke pretenduar se do dalë jashtë shkollës.

“Meqënëse kishte filluar mësimi, pasi ora ishte 08:03, nuk e lejova”, – deklaron oficeri. I mituri është përpjekur të dalë nga dera e palestrës, por ajo ka qenë e mbyllur.

Pas debateve, oficeri e ka shoqëruar nxënësin në drejtori, ku dhe kanë qëndruar gati 20 minuta. Më pas, me lejen e drejtorit, nxënësi ka dalë të marrë çantën dhe kur është kthyer, i ka thënë: “Është më mirë kështu apo jo”.

Por brenda të njëjtës ditë, situata ka vijuar e pasqaruar dhe sipas gjykatës dhe dëshmive të dëgjuara në seancë , kur oficeri i sigurisë po qëndronte pranë shkallëve së bashku me mësuesin e fizkulturës, pranë tyre u afrua i mituri.

“Hajde jashtë shkollës se kam një muhabet, – e ka ftuar i mituri dhe më pas ka shtuar. – Hajde të përqafoj se kam një dhuratë për ty”.

Ndonëse oficeri këmbëngul se kërkoi të bisedonin brenda oborrit të shkollës, së bashku me 17-vjeçarin janë afruar edhe dy të mitur të tjerë. Në momentin që oficeri i ka kërkuar rojes të mbyllte portën, ai është ndodhur nën sulmin fizik të nxënësve. I pyetur nga gjykata, i mituri është mbrojtur me pretendimin se e sulmoi me shkelma dhe grushte, pasi oficeri i shkollës konfliktohej vazhdimisht me të.

“Është e vërtetë, – citohet në vendimin e gjykatës, – oficeri A., është konfliktuar me nxënësin, por kjo ka ndodhur për shkak të detyrës nga sjellja jo korrekte e nxënësit, që e ka mbyllur çdo gjë me dhunë fizike. Në një rast, shkolla e ka zgjidhur përplasjen me ndërmjetësim”.

Në krah të nxënësit, kanë dalë edhe mësuesit, psikologia dhe drejtori i shkollës që e konsiderojnë përplasjen si një moment keqkuptimi.

“Nxënësi ka rezultate të larta në mësime dhe është me sjellje korrekte”, – dëshmoi në gjykatë psikologia, ndërkohë që nga vëzhgimi që i bëri Gazetasi.al këtij procesi, u pa se për përplasjen, nxënës-oficer, u administruan edhe pamjet filmike, ku pasqyrohet momenti i sulmit ndaj oficerit.

“Oficeri i sigurisë, shtetasi A., nuk është paraqitur në I.M.L, ka lëshuar një deklaratë noteriale me qëllim normalizimi që në momentet e para. Është bërë këqyrje fizike e tij, ku pasqyrohet në pjesën e kokës, në anën e majtë sipër ballit, një skuqje e lehtë e lëkurës”, – përshkruan policia, e cila numëron se për të sqaruar incidentin e nisur nga pandemia, kishte marrë në kushte flagrance dëshmitë e pothuajse gjithë stafit të shkollës, më kryesorët, tetë prej tyre.

“Rezulton se shtetasi A., ka qenë duke ushtruar funksionet e tij të shërbimit dhe për shkak të kësaj detyre, është goditur nga i riu në konflikt me ligjin.

“Këtë vepër, i riu në konflikt me ligjin, nga ana subjektive e ka kryer me faj, në formën e dashjes direkte, pasi ai e ka parashikuar dhe ka dëshiruar pasojat e veprës”, – thotë gjykata, që pasi i pa dhe i dëgjoi të gjithë, urdhëron në vendimin që Gazetasi.al disponon: “Çmohet nga gjykata, se do të realizojë njëkohësisht jo vetëm qëllimin e ndëshkimit ndaj të riut në konflikt me ligjin për veprën penale të kryer, por edhe atë të rehabilitimit, edukimit dhe riintegrimit të tij në të ardhmen në shoqëri”.

Marrë nga Gazeta “Si”

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

Sondazh

Poll

Emrat e Alibeajt për Zgjedhoren, Balla: Sa t'i sjellë, do i miratojmë, më në fund

Emrat e Alibeajt për Zgjedhoren, Balla: Sa t'i sjellë, do i miratojmë, më në fund

Presidenti/ Balla: Votat do i gjejmë, po konsultohem me dy grupet e tjera të Opozitës

Bylykbashi anëtar i Reformës Zgjedhore, Alibeaj: Nuk është provokim

'Jam kryetar grupi'/ Alibeaj: Brenda PD s'ka përplasje, s'ka bojkot për presidentin, të hënën....

Procesi i zgjedhjes, Alibeaj: Jemi gati deri në 12 të natës nëse PS ndryshon mendje

Zgjedhja e Presidentit/ Alibeaj: Maxhoranca nuk i ka 71 vota, është realitet

Procesi i Presidentit/ Ndryshon mendim pas mbledhjes, Alibeaj: Do marrim pjesë

Cilët kryebashkiakë do kallëzohen? Manja: Hetimi ka rregulla, s'bëj publike asnjë rast

Rrezikon Shqipëria nga lufta?Peleshi:Jemi të sigurtë,NATO reagon sa herë që preket një pëllëmbë tokë

Shqipëria ngre bazë të dhënash për emergjencat, çon togë në Bullgari, zgjeron kontributin në NATO

Balluku: Ka abonentë familjarë që përdorin mbi 5 mijë kw mujorë, do kenë pishina, s'fikin dritat

Miratohet koncensioni për ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar

Qeveria vendos transferimin e të dhënave për licensat e minierave

A e ka gati Shqipëria dosjen për çështjen e detit në Hagë? Xhaçka: Në atë fazë jemi

Mbështetje për emigrantët shqiptarë në Greqi? Xhaçka: E diskutova me Dendias, do njihet gjuha shqipe

Shqipëria jep OK për futjen e Suedisë e Finlandës në NATO

Gjuhë të huaja e letërsia, ulet mesatarja që duhet të kenë maturantët për këto degë

Kisha

Mbledhja e grupit, Berisha mbërrin në selinë blu: Alibeaj vegël e Ramës, po fyejnë Diasporën

Forumi i PPE, Berisha: Po mbajnë qëndrim neutral, zëri ynë s’do mungojë

S’ju uroi asnjë ambasadë, Berisha: S’e mbaj mend ta kenë bërë ndonjëherë

Marrëdhënia me SHBA, Rama: Miqtë e BE s'e kuptojnë, u dukemi budallenj

Rama: Kemi gati projektin për një bazë detare të NATO-s, do ia paraqesim gjeneralit

Yuri Kim në sallë, Edi Rama: Do flas anglisht, të shmang përkthimin e keq që krijon probleme

U nderua me medalje, gjenerali amerikan 'i mahnitur' pas Ramës: Jeni lider!

Rama i dorëzon medalje Komandantit të NATO-s: Do bëjmë plan për një bazë detare

INCIDENTI- Rama mezi i vendos medaljen gjeneralit amerikan: Më fal, s'qenka e lehtë

Tifozët

Trafikimi i qenieve njerëzore, Kim: Shqipëria ka ende punë për të bërë, SHBA s'ndalon ndihmën

Trafikimi i qenieve njerëzore, Osmani: Rrjetet kriminale kanë shfrytëzuar mungesën e rendit

Meta thirrje prokurorive: Hetoni trafikimin e qenieve njerëzore, fëmijët në rrezik

Zgjedhja e pasardhësit, Meta: Kuvendi të bëjë punën e tij, Opozita më e mirë janë shqiptarët

"Kush e bëri hapin e parë?"/ Pajtimi me Kim, Meta: S'shoh asnjë problem...

Tifozët terror në Tiranë, nën pushtim kryeqytetin, kros tek Kryeministria

Aksident i trefishtë në Vlorë, makinat bëhen 'copash' në Skelë, shkak shpejtësia

Makina e policisë e dhunuar, gjendet një thikë në vendngjarje

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Presidenti/ Balla: 4-2-1 s'është negociatë, PD nuk më ka sjellë asnjë emër

Presidenti/ Balla: Raundi i tretë do të mbahet më 30 maj, ora 10:00

Presidenti/ Balla-opozitës: Kemi 6 ditë kohë që të negociojmë, sillni emrat

Presidenti/ Spiropali-opozitës: Pse vini kur e cilësoni si ilegjitim këtë proces?

Presidenti/ Duma-PS: E doni Opozitën sa për farsë. I kthehet Balla: Mos u nxeh!

Presidenti/ Alibeaj: PS do presidentin e saj, jo për popullin

Mediu: S'ka kohë për 8 e 10 kandidatë, Opozita duhet të ketë kandidatin e saj

'21 Janari'/ Tabaku: Duam të dimë kur do arrestohet X ministër. Balla: E di për kë e kam...

Dosja e '21 Janarit'/ Balla: Kam besim se do hetohet nga Prokuroria e Posaçme

Kraja: Ka korrupsion dhe pastrim parash në të gjitha fushat, duhet punë e madhe për t'i luftuar