Politike

Gjiknuri: Akuzat e opozitës retorike politike, i lumtur që PS e PD u ulën në tryezë (VD)

Para mediave Gjiknuri tha se akuzat e opozitës kundër tij kanë qenë dhe retorike politike, por shtoi se është i lumtur që PS e PD janë në një tryezë së bashku.

TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore ka folur për mediat pas takimit të Këshillit Politik, duke thënë se e rëndësishme është që në fund të jetë një produkt i pranuar nga të gjithë.

Para mediave Gjiknuri tha se akuzat e opozitës kundër tij kanë qenë dhe retorike politike, por shtoi se është i lumtur që PS e PD janë në një tryezë së bashku.

Kjo është një tavolinë formale, roli në fund u mbetet përfaqësuesve politikë. Prioritet për këtë grup pune është objekti i punës së komisionit, çështjet e administrimit zgjedhor, pse jo edhe të sistemit. E rëndësishme është që të  fokusohemi tek çështjet konkrete. Partia Demokratike ka bërë një kthesë të madhe nga qëndrime te saj ekstremiste, akuzat e saj kanë qenë dhe retorikë politike dhe unë jam shumë i lumtur që PD-PS dhe të tjerat u ulën për kompromis” tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këshilli Politik që do jetë përgjegjës për krijimin e draftit konsesual të Reformës Zgjedhore. Sot pasdite Këshilli ka patur mbledhjen e parë, ku diskutimet kanë qenë të pakta, pasi është bërë vetëm konsituimi i anëtarëve tij, ndërsa në mbledhjet e tjera do të diskutohet për hapat që do të ndiqen dhe përgatitjen e draftit për Reformën Zgjedhore.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment