Politike

Damian Gjiknuri: LSI humbi mandatin në Vlorë për shkak të Ilir Metës, presidenti na energjizoi fushatën, të mbajë fjalën e të japë dorëheqjen!

VIDEO
Gjatë fjalës së tij, Gjiknuri tha se Meta duhet të mbajë fjalën e tij dhe të dorëhiqet. Ndër të tjera, ai e falenderoi për energjinë që i ka dhënë fushatës së tyre. 
Featured image of article: Damian Gjiknuri: LSI humbi mandatin në Vlorë për shkak të Ilir Metës, presidenti na energjizoi fushatën, të mbajë fjalën e të japë dorëheqjen!

VLORË– Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri doli ditën e sotme në një konferencë për gazetarët aty ku kërkoi nga presidenti Meta që të japë dorëheqjen.

Gjatë fjalës së tij, Gjiknuri tha se Meta duhet të mbajë fjalën e tij dhe të dorëhiqet. Ndër të tjera, ai e falenderoi për energjinë që i ka dhënë fushatës së tyre.


DEKLARATA:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Unë dua të falenderoj të gjithë qytetarët vlonjatë, dua të falenderoj anëtarësinë e PS, Vlora tregoi se është qëndrestare, jemi afër rezultatit të vitit 2017, pikërisht falë punës së bërë prej të gjithëve. Dua të falenderoj dhe forcat e tjera politike që treguan maturi, qetësi. Unë shpresoj që presidenti të mbajë fjalën e tij dhe të dorëhiqet si president, e falenderoj për energjizimin që i bëri fushatës sonë. Ne mund të kishim qenë dhe më mirë, por 5 mijë vota në qarkun e Vlorës ishin çuar dëm, sigla e partisë është ajo që ka më shumë rëndësi. Presidenti i dha motiv të gjithë qytetarëve vlonjatë, për të dalë dhe për të mvështetur PS, zgjedhjet ishin një referendum edhe për presidentin. Vlonjatët dinë të presin por dinë dhe të përcjellin.

(A.B)/Dosja.al

Një Koment në “Damian Gjiknuri: LSI humbi mandatin në Vlorë për shkak të Ilir Metës, presidenti na energjizoi fushatën, të mbajë fjalën e të japë dorëheqjen!

  1. Presidenti nuk ka folur akoma o gjiriz

Shto Koment