Politike

Gjiknuri shuan shpresat e opozitës: Nuk e diskutojmë fare kërkesën për qeveri tranzitore

Deputeti i PS tha se puna më pas duhet të vazhdojë në komisionin e posaçëm parlamentar.
Featured image of article: Gjiknuri shuan shpresat e opozitës: Nuk e diskutojmë fare kërkesën për qeveri tranzitore Damian Gjiknuri, deputet i PS

TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, është shprehur sot se synohet që reforma të mbyllet brenda këtij muaji. Në një intervistë për Report TV, deputeti i PS tha se puna më pas duhet të vazhdojë në komisionin e posaçëm parlamentar.

Ndërsa për kushtin e panegociueshëm të PD për qeveri tranzitore, për anëtarin e PS në Këshillin Politik kjo kërkesë nuk do merret fare parasysh dhe nuk diskutohet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Synimi është që brenda majit ne të mbyllim gjithë procesin e konsultimit politik për të gjetur të gjitha marrëveshjet e nevojshme. Besoj se qershori është mëse i majftueshëm për të ndjekur procedurat në komisionin e reformës zgjedhore dhe më pas në Kuvendin e Shqipërisë. Nuk mund të negociohet me parimin që të quhet e pranuar dua të asgjësohet ai që dialogun me mua. Nuk besoj se qeveria teknike është zgjidhja”, u shpreh ndër të tjera Gjiknuri.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment