Politike

Gjiknuri pas takimit me opozitën: Kemi arritur konsensus për disa çështje, PD të mos përfshihet në lojën e Presidentit (VD)

Gjiknuri tha se janë arrtitur disa konsensuse me Partinë Demokratike për disa çështje, po ashtu ai tha se çështja e zgjedhjeve të parakoshme ka përfunduar dhe nuk ka për të ndodhur.
Featured image of article: Gjiknuri pas takimit me opozitën: Kemi arritur konsensus për disa çështje, PD të mos përfshihet në lojën e Presidentit (VD) Damian Gjiknuri

TIRANË– Damian Gjiknuri, bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, ka dhënë një deklaratë për mediat pas takimit të Këshillit Politik që është mbajtur sot. Gjiknuri tha se janë arrtitur disa konsensuse me Partinë Demokratike për disa çështje, po ashtu ai tha se çështja e zgjedhjeve të parakoshme ka përfunduar dhe nuk ka për të ndodhur.

Për disa nga çëshjet që janë hedhur në tryezë, si çështja e sinjalizuesve po gjendet komprimisi. Çështja e Policëve në zgjedhje, do gjejmë zgjidhje, ka disa propozime që janë të karakterit konstruktiv dhe do gjendet zgjidhje. Thirrjet e Presidentit nuk duhet të ndikojnë mbi partinë demokratike dhe duhet vijuar me Reformën Zgjedhore. Nuk është diskutuar as për zgjedhjet e parakohshme pasi kjo çështje është e mbyllur, pasi nuk artitën ta marrin me luftë në rrugë e nuk do ndodhë me negociata në tavolinë, u shpreh deputeti i PS.

Këshilli Politik ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku janë diskutuar disa nga propozimet e Partisë Demokratike. PD ka propozuar sot një moratorium për gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor që ata të mos jenë në presion të Vetting-ut gjatë zgjedhjeve dhe vendimet e tyre të mos jenë të ndikuara nga askush.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

TRYEZA E ZGJEDHORES

Më 14 janar opozita dhe maxhoranca arritën në një konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Tryeza e parë e palëve për Reformën Zgjedhore themeloi dhe Këshillin Politik, që përbëhet nga Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili. 4 anëtarët e Këshillit Politik janë mbledhur disa herë, ku kanë miratuar dhe një kalendar për punën e tyre që do zgjasë deri më 15 mars, ditë kur duhet duhet votuar dhe Reforma Zgjedhore. Këshilli Politik, bashkë me eksperët brenda dhe jashtë partive si dhe me ndihmën e OSBE-ODIHR do të diskutojnë dhe do gjejnë zgjidhje për 13 tema, përfshirë këtu edhe dekriminalizimin, dhe burimet e financimit, por dhe sistemin zgjedhor.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment