Politike

Gjiknuri i përgjigjet opozitës: Mbledhja e Këshillit Politik të hëhën në orën 10:00, keni reflektuar

Në një letër Gjiknuri shkruan se konfirmon praninë në mbledhjen vijuese të Grupit të Punës së Këshillit Politik, ditën e hënë, datë 11.05.2020, ora 10:00, të cilën në kushtet e diktuara nga COVID-19, mundësisht ta zhvillojmë përmes hapësirës digjitale.
Featured image of article: Gjiknuri i përgjigjet opozitës: Mbledhja e Këshillit Politik të hëhën në orën 10:00, keni reflektuar Damian Gjiknuri dhe letra

TIRANË- Bashkëkryetari i Komisonit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, i është përgjigjur letrës së Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit, të cilët kërkonin mbledhjen e Këshillit Politik.

Në një letër Gjiknuri shkruan se konfirmon praninë në mbledhjen vijuese të Grupit të Punës së Këshillit Politik, ditën e hënë, datë 11.05.2020, ora 10:00, të cilën në kushtet e diktuara nga COVID-19, mundësisht ta zhvillojmë përmes hapësirës digjitale.

Letra e Gjiknurit

Më tej deputeti i PS ee ka cilësuar letrën e dy kolegëve të tij si një reflektim serioz.  “Qëndrim i ri i juaji, duhet përshëndetur si një reflektim serioz në raport me deklarimet tuaja publike të bëra ditët e fundit dhe ne e përshëndesim pa rezervë”, shkruan Gjiknuri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më herët dy anëtarët e Këshillit Politik të opozitës në një letër kërkonin që të mblidhej sa më shpejt ky këshill dhe të vijohej me punën e Reformës Zgjedhore. 

(A.B. Dosja.al)

 

Shto Koment