LIVE UPDATES
Politike

Gjiknuri flet pas deklaratës për Metën: Nuk provokova, e citova. S’ka pasur komplote!

27 Prill 2021, 09:34 Nga DOSJA
Gjiknuri flet pas deklaratës për Metën: Nuk provokova, e citova.

Drejtuesi politik i PS në Vlorë dhe kandidati për deputet Damian Gjiknuri i ka kërkuar sot Presidentit të Republikës Ilir Meta të mbajë fjalë, siç e mbajti Vlora duke iu referuar deklaratës për dorëheqjen. Në një bisedë me gazetarin Sokol Balla në News24 ai tha se nuk ishte provokim, por një citim i fjalës së Presidentit.

“Unë citova ato që kanë thënë Ilir Meta në publik. Aq më tepër që Presidenti erdhi si aktor i mirëfilltë elektoral, duke akuzuar dhe aktorët lokal të opozitës dhe e ktheu në një betejë personale, duke akuzuar qytetarët vlonjatë që ia kthyen përgjigjen me votë. Nuk provokova, por citova atë që ka thënë ai. Kur je figurë publike je skllav i fjalës tënde”, tha Gjiknuri. Sa i përket akuzave për komplote dhe takime me zëvendës kryetarin e LSI-së Luan Rama, ai tha se nuk ka pasur asnjë komplot dhe se mund të jetë takuar në rrugë me z. Rama ashtu si me kreun e listës së PD, Bujar Leskaj.

“Janë gjëra aq banale sa më vjen keq që Presidenti bie në një nivel të tillë. Presidenti nuk ka punë fare se çfarë bëjnë aktorët lokalë elektoralë. Nuk ka asnjë takim apo komplot kundër interesave të LSI. Unë kam takuar rastësisht në rrugë dhe Bujar Leskaj dhe Luan Ramën. Mund të takoj këdo. Ma mbajnë si pikë të dobët që jam i qetë në politikë. Nga kjo pikëpamje është absurde një akuzë për komplote të tilla. Nuk i bën nder zyrës që përfaqëson.Nga analiza ime, unë mendoj që e dëmtoi vetë LSI-në sepse pati konfuzion. Nëse dekapiton kreun e listës, elektorati çdo votë që do hidhte do i shkonte kreut të listës. Të akuzosh se ka tradhtuar bashkëshorten tënde dhe i la të nënkuptojë që të votonin përfaqësuesit e PD.Mendoj që Presidenti i Republikës ka kontribut në rënien e LSI-së në gjithë vendin. Hyrja veç e PD dhe LSI çdo mandat i hequr nga LSI rriste probabilitetin e marrjes nga PS”, tha Gjiknuri.

Sa i përket fushatës ai deklaroi se iu bë më e vështirë, por dhe më e rafinuar me ndërhyrjen e Presidentit.

“Mua mu bë e vështirë sepse ardhja e presidentit, e bën fushatën të vështirë, por kjo e rafinon betejën dhe e bën më interesante, nga kjo pikëpamje tërmeta krijoi tërmetin. Unë nuk thashë asnjë fjalë për opozitën, nga deklaratat e mia, s’kemi pasur akuza për njëri-tjetrin. Nuk kemi hedhur akuza për kundërshtarët. Fushata ishte e qetë. Unë e falënderoj Bujar Leskajn për fushatën shumë qytetare që ka bërë dhe marrëdhënien korrekte me ligjin dhe elektoratit, edhe Luan Rama të njëjtën gjë”, deklaroi Gjiknuri.

Marre nga BalkanWeb

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike reagimet pas zgjedhjeve 2021 shqiperia voton 2021 reagimet pas zgjedhjeve 2021 shqiperia voton 2021

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni