Politike

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, në rrezik marrëveshja për KQZ, Gjiknuri: Opozita devijoi bisedën…

Bashkëkryetari dhe njëkohësisht përfaqësuesi i PS-së, në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri tha se opozita kërkonte një tjetër formulë për zgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së, e cila sipas tij anashkalonte rolin e Kuvendit dhe ngjasonte me atë që përdoret edhe tani.
Featured image of article: Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, në rrezik marrëveshja për KQZ, Gjiknuri: Opozita devijoi bisedën… Damian Gjiknuri

TIRANË– Bashkëkryetari dhe njëkohësisht përfaqësuesi i PS-së, në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri është shprehur se opozita ka hequr dorë nga marrëveshja për KQZ-në. Pas përfundimit të mbledhjes tek Pallati i Kongreseve, në një deklaratë për mediat, Gjiknuri u shpreh se opozita kërkonte një tjetër formulë për zgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së, e cila sipas tij anashkalonte rolin e Kuvendit dhe ngjasonte me atë që përdoret edhe tani.

Gjiknuri gjithashtu është pyetur për propozimet e opozitës parlamentare për lista të hapura dhe për ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. Lidhur me propozimet e tyre, përfaqësuesi i maxhorancës u shpreh se partia në të cilën ai bën pjesë do të shprehej e fundit.

“Bën të mendosh që ajo që propozuan ekspertët që kanë qënë pjesë e disktutimeve është që të krijojmë një trupë të qëndrueshme. Të krijojmë një trupë profesionale dhe me mandate më të gjata se çfarë janë sot. Sic duket PD kërkon vetëm një marrëveshje zgjedhore për të marrë disa garanci dhe mund të ishte më e ndershme për të mbajtur siç është KQZ-ja. Realisht ky ishte devijim i bisedës sepse nuk e shbëjnë dot parlamentin. Duhet të ketë një reflektim nga ana e tyre. Ata kërkojnë mandate 4-vjeçare siç janë sot. Të rrimë tek kjo që jemi dhe s’kemi pse të bëjmë debat. U kthye në një marrëveshje për të marrë pjesë në zgjedhje. A do të ketë shtyrje për draftin? Ta përfundojmë këtë njëherë. Akuzat e Hajdarit? Nuk e di çfarë tha zonja Hajdari. PD kërkon përfaqësues në tender. Kodi Zgjedhor nuk parashikon procedura për tenderin. A e rrezikon KQZ marrëveshjen? PD kërkon që të kemi sërish këtë vendimmarrje, pra kërkon KQZ aktuale. Është më e ndershme kjo, tentuam të bëjmë një gjë të mirë. Të rrimë me këtë skemë. Ka marrë fund marrëveshja? Forma e KQZ ishte parashikuar me mandatet siç e kishim parashikuar. Ta thonë publikisht se ne sinqerisht nuk kemi asnjë problem. Opozita parlamentare? PS është shprehur se do ta respektojmë marrëveshjen, do ta shikojmë se ne nuk i kemi votat. Ata janë faktorë politikë, do ta gjejmë një zgjidhje edhe me ta. Kjo marrëveshje u negociua edhe nga ndërkombëtarët. Nuk parashikoj dot. Dakord për heqjen e koalicioneve parazgjedhore? I madhi shprehet i fundit. Edhe ne kemi opinionin tonë, por do të shprehemi të fundit,”-tha Gjiknuri në fjalën e tij. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo deklaratë u bë pas mbledhjes së Këshillit Politik. Negociatat për kthimin në draft të marrëveshjes së 5 qershorit për Reformën Zgjedhore kanë ngecur. Opozita ka propozuar një mënyrë të re për të zgjedhur anëtarët e KQZ-së, ndërsa maxhoranca pretendon se është e ngjashme me formulën e tanishme. Rudina Hajdari u largua nga mbledhja një orë para se të përfundonte me pretendimin se nuk po diskutoheshin gjëra të rëndësishme.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment