Politike

Gjiknuri dhe Bushati shkaktojnë “tërmet” në Kuvend, shkojnë me atlete njësoj si Rama

I pari është Damian Gjiknuri, i cili në fakt edhe veshjen i kishte pak më sportive se zakonisht dhe mungonte kollarja. Ai kishte veshur atlete të bardha, të cilat binin të parat në sy në veshjen e tij.
Featured image of article: Gjiknuri dhe Bushati shkaktojnë “tërmet” në Kuvend, shkojnë me atlete njësoj si Rama Atletet e Damian Gjiknurit dhe Ervin Bushatit

TIRANË– Kur veshi për herë të parë një kostum serioz me atlete të bardha, të gjithë u çuditën. Opozitarët e tallën dhe e përfolën, ndërkohë Kryeministri Edi Rama, i cili atletet nuk i hoqi edhe në disa takime të rëndësishme zyrtare jashtë Shqipërisë, tha asokohe se kështu më ndodh mua gjithmonë kur sjell ndonjë risi apo tendencë; Në fillim habiten, pastaj më tallin, pastaj më kopjojnë, duke dhënë idenë se shumë shpejt ky kombinim i guximshëm i veshjes së tij, jo vetëm që nuk do çudisë më akënd, por përkundrazi, do të kthehet në modë dhe do ta imitojnë.

gjiknuri

Mesa duket, kjo ditë erdhi. Këtë të enjte në Parlament, dy ishin deputetët që kishin veshur atlete të mirëfillta sportive në kombinim me kostumin zyrtar. I pari është Damian Gjiknuri, i cili në fakt edhe veshjen i kishte pak më sportive se zakonisht dhe mungonte kollarja. Ai kishte veshur atlete të bardha, të cilat binin të parat në sy në veshjen e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

bushati

Deputeti tjetër ishte Ervin Bushati. Ai ishte veshur shumë serioz, me kostum dhe kollare, por të kombinuara me një palë atlete “Nike”, ngjyrë gri. Ky kombinim nuk la indiferent Xhemal Qefalinë, i cili shprehu habinë e tij sapo pa atletet e Ervinit. Ja pra, që moda e atleteve shpërtheu!!!

(Marrë nga Panorama)

Shto Koment