Politike

‘Zgjedhorje’, Gjiknuri dhe Rudina Hajdari letër ODIHR: Na dërgoni një ekspert!

Sipas informacioneve dy bashkëkryetarët i kanë dërguar sot një kërkesë zyrtare OSBE-ODIHR-it, ku kërkojnë ekspertë të tyre për t’i ndihmuar në procesin e Reformës Zgjedhore.
Featured image of article: ‘Zgjedhorje’, Gjiknuri dhe Rudina Hajdari letër ODIHR: Na dërgoni një ekspert! Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri

TIRANË- Dy bashkëkryetarët e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgehdore, Rudina Hajdari dhe Damina Gjiknuri kanë përmbushur sot një nga pikat epara të dokumentit që u nënshkrua dhe nga opozita jashtë parlamentit. Sipas informacioneve dy bashkëkryetarët i kanë dërguar sot një kërkesë zyrtare OSBE-ODIHR-it, ku kërkojnë ekspertë të tyre për t’i ndihmuar në procesin e Reformës Zgjedhore.

Kjo kërkesë e tyre është diktuar nga marrëveshja që nën shkruan një javë më parë me opozitën jashtëparlamentare, pasi për hartimin e draftit që do votohet në Kuvend do ketë ekspertë nga maxhoranca, opozita brenda dhe jashtë parlamentit dhe nga ndërkombëtarët, që është OSBE.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri tani janë zgjedhur dy nga 6 ekspertët dhe është zhvilluar mbledhja e parë e Këshillit Politik, në të cilën nuk është marrë asnjë vendim me rëndësi për procesin.

Opozita dhe maxhoranca kanë arritur javën e kaluar në konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Tryeza erdhi kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Nga takimi me palët u firmos dhe një dokument, që krijoi ‘institucionin” e ri që do hartojë Reformën Zgjedhore, Këshilli Politik.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment