Sport

Gjigandi “JP Morgan” sponsor i Super League, 10 mld. euro në lojë…

Mendohet se turneu i ri do të sigurojë të ardhura më të shumta se Champions League, duke pretenduar të tejkalojë 10 miliardë euro, që do të përfitohen gjatë periudhës fillestare të këtij projekti
Featured image of article: Gjigandi “JP Morgan” sponsor i Super League, 10 mld. euro në lojë…

SHBA – Futbolli botëror, veçanërisht ai europian, është tronditur nga lajmi i krijimit të Super League së re në kontinentin e vjetër, duke sfiduar dukshëm UEFA-n. Me kalimin e orëve po mësohen dhe detaje të reja rreth këtij “revolucioni” që pritet të ndodhë.

Sipas raportimit të “Reuters”, është mësuar se do të jetë “JP Morgan”, një nga sponsorët kryesorë të këtij projekti gjigant. “JP Morgan” është një nga instuticionet më të mëdha bankare në botë dhe vitet e fundit është përfshirë dhe në futbollin italian.

Mendohet se turneu i ri do të sigurojë të ardhura më të shumta se Champions League, duke pretenduar të tejkalojë 10 miliardë euro, që do të përfitohen gjatë periudhës fillestare të këtij projekti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përveç kësaj, klubet themeluese do të marrin një kontribut prej 3.5 miliardë eurosh, në mënyrë që të avancojnë planet e tyre në infrastrukturë, si dhe për të ekuilibruar pasojat financiare që solli pandemia për ta.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment