Sport

Gjici thumbon bardheblutë: S’ka lezet titulli në tavolinë, ja kur pritet të përfundojë stadiumi

Kukësi aktualisht renditet në vendin e dytë, vetëm 9 pikë larg që mbahet nga Tirana, si president nderi i klubit Gjici dëshiron që kampionati të përfundojë
Featured image of article: Gjici thumbon bardheblutë: S’ka lezet titulli në tavolinë, ja kur pritet të përfundojë stadiumi

KUKËS-Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, foli në një lidhje me emisionin Studio Sprint, në ABC Neës. Numri një i klubit verilindor, në bisedën e tij me moderatorin Gerti Çarçani, preku shumë tema rreth skuadrës së tij, si dhe tregoi si po ecin punimet në stadiumin e ri. Megjithatë Kryetari i Bashkisë Kukës u ndal fillimisht në rifillimin e kampionatit, Gjici dha një opinion në  lidhje me këtë pjesë.

Si të gjithë të tjerët, nuk e dimë se kur do të fillojmë, si do të fillojmë. Dimë vetëm që Federata ka dërguar në Qeveri një kërkesë për ta vazhduar. Gjithsesi, protokolli nga Qeveria ende nuk ka ardhur. Patjetër që ne duam të luajmë në fushë. Më mirë mos të zhvillohen ndeshjet fare, se sa ekipet të luajnë pa stërvitje. Çdo ekip do një fazë prej 2 javësh që të bëhet gati për rifillimin e kampionatit. Loja është lojë, për të kënaqur dhe të tjerët, por në këtë kohë, parësor është shëndeti”.

Kukësi aktualisht renditet në vendin e dytë, vetëm 9 pikë larg që mbahet nga Tirana, si president nderi i klubit Gjici dëshiron që kampionati të përfundojë, duke shtuar me ironi se nuk të shijon kur titullin kampion e merr në tavolinë

“Unë nuk e di këtë, nëse hapet tani sezoni, jemi në kohë duke e mbyllur në fushë kampionatin, që do të ishte idealja. Edhe titulli kampion, nuk ka lezet ta marrësh në tavolinë. Këtu nuk është mbyllur kampionati sa i takon numrit të ndeshjes. Do të na pëlqente verdikti i fushës, që do të ishte ideali për çdo ekip. Duke marrë parasysh në çfarë situate jemi, duke parë kushtet, qeveria ka bërë maksimumin e mundshëm dhe ka bërë shumë mirë që të fitojë këtë luftë me Koronavirusin. E rëndësishme për ne është që të mbyllet kjo luftë me shumë pak dhimbje, edhe pse 31 persona kanë humbur jetën. E thashë dhe po e theksoj, mbi të gjitha është jeta e njeriut”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Skuadra e Kukësit është duke ndërtuar stadiumin e ri me ndihmën e qeverisë dhe FSHF-së, vetë Kryetari i Bashkisë tregon edhe muajin kur pritet të përfundojë ndërtimi i stadiumit.

“Ne si ekip futbolli, kemi thënë që po të luanim në stadiumin tonë, do të ishim në krye të tabelës dhe me diferencë nga vendi i dytë. Stadiumi na ka munguar, ka ndikuar në rezultate. Edhe pse në situatë pandemie, kanë punuar në stadium, me shumë pak ditë pushime. Them që kompania i ka kapacitetet për ta përfunduar stadiumin deri në muajin gusht, që klubi të ketë stadiumin e tij për sezonin e ardhshëm, me tifozët pranë”, përfundoi Gjici.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment