Sport

Gjesti me tifozët ishte sinjal, të martën Eriksen vishet zikaltër!

Danezi dje shkoi të përshëndeste tifozët e Tottenham-it bashkë me shokët e skuadrës, por me një ndryshim domethënës
Featured image of article: Gjesti me tifozët ishte sinjal, të martën Eriksen vishet zikaltër! Christian Eriksen

Christian Eriksen e ka ndarë mendjen. Ai do të largohet nga Tottenham dhe destinacioni i tij i ri është Interi.

Pas barazimit 0-0 kundër Watford, dje danezi shkoi të përshëndeste tifozët e Tottenham-it bashkë me shokët e skuadrës, por me një ndryshim domethënës. Ai qëndroi pranë tyre më shumë, çka sinjalizon se ishte një lamtumirë.

Interi pritet që nesër të bëjë ofertën e parë zyrtare për mesfushorin ofensiv. Tottenham kërkon mbi 15 mln euro, shifër e lartë sipas klubit zikaltër, meqë Eriksenit i përfundon kontrata në qershor.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndoshta të martën ai do të jetë në Milano për vizitat mjekësore. Bashkë me të, këtë janar pritet edhe transferimi i kilianit Arturo Vidal, lojtar i kërkuar me ngulm nga trajneri Antonio Conte.

M.P.  / Dosja.al

Shto Koment