Showbiz

Gjesti i aktorit po ‘çmend’ vajzat, fotoja që u bë virale në rrjet

Aktori amerikan, Keanu Reeves është zyrtarisht një thesar kombëtar dhe me këtë gjest në foton e tij që u bë virale në rrjet, i 'marrosi' vajzat.
Featured image of article: Gjesti i aktorit po ‘çmend’ vajzat, fotoja që u bë virale në rrjet Keanu Reeves me fanset e tij.

Ai jo vetëm ka bërë që gjithë bota të bjerë në dashuri me të për shkak të filmave ku ai ka marrë pjesë, por edhe rolet e tij unike. Tani të gjithë fansat e aktorit do të kenë një arsye më shumë për ta pëlqyer atë, ai nuk i prek femrat me të cilat del në foto, qofshin këto fanse, mike apo kolege të tij.

Një foto e tij me Dolly Parton është bërë virale, pasi ai është afër saj dhe dora e tij qëndron pezull pa e prekur. Por ky nuk është i vetmi rast, ai përherë vepron kështu.

Shumë besnik, Keanu Reeves shfaq para publikut një anë të tij pozitive, që asnjë aktor tjetër nuk e ka.

Burimi: CNN

L.K/Dosja.al

Shto Koment