Aktualitet

Gjesti fisnik i regjisorit Edmond Budina, puth skenën e Teatrit Kombëtar: S’ka vend më të bukur se ky!

Gjesti i Budinës u bë pak minuta pasi aktorët dhe përfaqësuesit e PD hynë brenda ambienteve të Teatrit Kombëtar.

TIRANE- Regjisori Edmond Budina ka puthur skenën e Teatrit Kombëtar duke prekur  të gjithë të pranishmit.

Në momentin kur Budina dhe aktorët kanë hyrë brenda Teatrit, ai është përkulur në dysheme dhe ka puthur skenën. “S’ka skenë më të bukur në botë se kjo. Kjo është vlera jonë, që po e ruajmë nga vjedhja”,-është shprehur Budina.

Gjesti i Budinës u bë pak minuta pasi aktorët dhe përfaqësuesit e PD hynë brenda ambienteve të Teatrit Kombëtar.

Ata kundërshtojnë shembjen e godinës dhe projektin për ndërtimin e një Teatri të ri, pasi sipas tyre, ky është një projekt klientelist dhe korruptiv.

(F.g/dosja.al)

2 Komente në “Gjesti fisnik i regjisorit Edmond Budina, puth skenën e Teatrit Kombëtar: S’ka vend më të bukur se ky!

  1. nuk me ben dora te shkruaj jam duke qare

  2. Do te derdhim leke ne te gjithe qe jemi kunder prishjes se teatrit.Hidheni ne referendum dhe gjithe populli i thjeshte eshte me ju.Hajdutet dhe ata qe perfitojne nga shembja do ti zere haka e populli

Shto Koment