Bota

Gjermanishtja jo gjuhë e parë tek çdo fëmijë kopshti, Partia liberale kërkon më shumë mjete për nxitjen e mësimit

Rreth 675.000 fëmijë kopshtesh jetojnë në Gjermani në familje, ku gjermanishtja nuk është gjuhë e parë. Partia liberale, FDP kërkon më shumë mjete për nxitjen e mësimit të gjuhës.
Featured image of article: Gjermanishtja jo gjuhë e parë tek çdo fëmijë kopshti, Partia liberale kërkon më shumë mjete për nxitjen e mësimit Foto ilustruese

Gjermani- Në një përgjigje që Ministria Federale e Familjes i ka dhënë një kërkese të partisë liberale gjermane, FDP, të publikuar nga agjencia epd të shtunën, shërbimi evangjelist i shtypit, thuhet se tek çdo i pesti fëmijë në Gjermani, flitet më shumë një gjuhë tjetër se gjermanishtja në shtëpi. Tek 3,2 milionë fëmijë kopshtesh në Gjermani në mars 2017 u regjistruan 675.000 fëmijë nga familje ku flitet pak gjermanisht. Kjo është një përqindje jo e vogël prej 21% dhe krahasuar me vitin 2017 dhe 2018 është rritur. Në landin Renani-Veriore Westfali përqindja e fëmijëve ku nuk flitet kryesisht gjermanisht është më e lartë se në nivelin mesatar federal me 27%. Në 167.800 familje flitet si gjuhë e parë një gjuhë tjetër dhe jo gjermanishtja.

Symbolbild Schule zu Hause in der Corona-Krise (Imago-Images/Westend61)

Zëvendëskryetarja e grupit parlamentar liberal, Katja Suding kërkoi më shumë impenjim për mësimin e gjuhës gjermane. Programi federal „Kopshte gjuhësore” është një element i rëndësishëm por mjetet financiare të ofruara nuk janë të mjaftueshme, tha Suding për grupin mediatik, Funke. Ajo kërkon rritjen e financave në këtë drejtim nga viti i ardhshëm. Gjuha vendos, se çfarë shansesh ka një fëmijë në jetë, theksoi Suding.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Deutschland Orchester spielen mehr für die Jugend (picture-alliance/dpa/Bremer Philharmoniker)

Pandemia e Coronës e ka vendosur para vështirësive mësimin e gjuhës për fëmijët e kopshteve, pranon Ministria Federale e Familjes. Sidomos mbyllja e kopshteve për shkak të pandemisë ka kufizuar shumë mundësi të mësimit të gjuhës. Tani po zhvillohen koncepte të reja që marrin parasysh kushtet e pandemisë, shkruhet në njoftimin e epd.

Marrë nga DW

Shto Koment