Kulture

Gjermania vazhdon traditën 3- vjeçare, festë dhe sport në zemër të fshatit

Festivali traditë 'South Outdoor' vjen në edicionin e tretë. Festivali i mikpret të gjithë në datat 26- 29 prill në Borsh. Edicioni i parë i festivalit u zhvillua në Pilur, ndërsa edicioni i dytë në fshatin bregdetar të Vuno-it. Synimi kryesor nuk është vetëm promovimi i një fshati të vetëm, por i shumë fshatrave bashkë.
Featured image of article: Gjermania vazhdon traditën 3- vjeçare, festë dhe sport në zemër të fshatit Festivali 'South Outdoor' në edicionin e tretë në Borsh.

I kthyer tashmë në traditë, festivali ‘South Outdoor Festival’ do të zhvendoset këtë vit në një nga fshatrat më piktoreskë të Rivierës shqiptare, në Borsh. Festivali fton në edicionin e tij të tretë në datat 26- 29 prill pjesmarrës nga vendi dhe më gjerë, për të përjetuar 4 ditë të mbushura me aktivitete sportive dhe kulturore, muzikë, traditë, natyrë dhe kuzhinë tipike shqiptare.

Fshati mikpritës i këtij viti shquhet për potencialin agro- turistik, historinë, kështjellën mbi kodër, ullishtet dh eprodhimin e vajit. Vendodhja kryesore e festivalit do të jetë mes këtyre ullishteve, rreth 400 m nga bregu i detit.

Përveç aktiviteteve që janë zhvilluar edhe në edicionet e tjera, ky vit rezervon më shumë adrenalinë për pjesmarrësit me aktivitete të reja si: Hot Air Balloon, Trike Flying, Gara Stand Up Paddling, Sailing, Paddleboard Yoga si dhe Individual Stand Up Paddling. Hiking në shtegun e luleve Viola është një tjetër risi, ndërsa aktivitetet Flyboard dhe Jetpack do ta shndërrojnë festivalin një eksperiencë krejt ndryshe.

Gjatë ditëve do të zhvillohen mjaft forume tematike si Forumi 100 fshatrat, diskutime të organizuara me sektorin privat dhe përfaqësues të qeverisë mbi zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.

Nuk do të mungojnë panairi i produkteve lokale dhe artizanit, ndërsa një tjetër ekspozitë me ushqime të zonës do të zhvillohet ditën e dielë, me rastin e festimeve të Pashkës. Mbrëmjet vijojnë me një maratonë me performanca muzikore muzikore live. Artistët pjesëmarrës janë grupi legjendar ‘Elita 5’, Alban Nimani, ‘All in Band’, Venera Lumani dhe Lindi Islami si dhe Urban Band.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Festivali ‘South Outdoor’ është nismë e GIZ përmes programit ‘Zhvillimi i Qëndrueshëm i Zonave Rurale’, financuar nga Qeveria Gjermane. Drejtuesja e programit, Anke Peterson, tha se: ‘Qëllimi i këtij festivali është krijimi i një modeli të qëndrueshëm, i cili do të bëjë të mundur zgjatjen e sezonit turistik, duke nxjerrë në pah atraksionet e rajonit.

Në konferencën e organizuar ditën e sotme për mediat, Drejtuesja e këtij programi, Anke Peterson foli për detajet e festivalit dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme. Ky edicion është hera e parë zhvillohet në katër ditë dhe do të përfshijë edhe Pashkët.

Festivali realizohet në bashkëpunim me operatorë turistikë shqiptarë që punojnë prej vitesh në sektorin e turizmit, mbështetet nga Ministriae Turizmit dhe Mjedisit, Agjensia Kombëtare e Turizmit dhe Bashkia Himarë.

L.K/Dosja.al

Shto Koment