Bota

Gjermania shënon shifrën më të lartë të rasteve me Covid-19 që nga prilli/ Në 24 orët e fundit infektohen 1,415 persona 

Kështu, numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus në vend ka shkuar në 222,828 pacientë.
Featured image of article: Gjermania shënon shifrën më të lartë të rasteve me Covid-19 që nga prilli/ Në 24 orët e fundit infektohen 1,415 persona  Foot Ilustruese

GJERMANI- Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundirt në Gjermani janë shënuar 1,415 raste të reja të koronavirusit. Sipas Institutit kjo është shifra më e madhe ditore e rasteve që nga muaji prill.

Kështu, numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus në vend ka shkuar në 222,828 pacientë.

Ndërkohë ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha sot se njerëzit po mbledhen bashkë në pushime dhe po organizojnë festa dhe se kjo është shumë e papapërgjegjshme. Po ashtu ai ka paralajmruar qytetarët që të mos udhëtojnë drejt Spanjës pasi ajo është zonë me rrezik të lartë.

 “Unë e di sa e duan Spanjën gjermanët, por fatkeqësisht shkalla e infeksioneve atje është duke u rritur në masë të konsiderueshme. Kushdo që shkon në Spanjë pavarësisht paralajmërimit duhet ta mbrojë veten dhe të tjerët përderisa qëndron në pushime. Pushimet me ndeja janë të papërgjegjshme në këtë pandemi” tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjermania ka marrë vendim që personat që kthehen nga vendet me rrezikshmëri të lartë nga koronavirusi duhet të testohen ose të qëndrojnë dy javë në karantinë të detyrueshme.

Burimi: .reuters.

(A.K.Dosja.al) 

Shto Koment