KRYESORET
20 MINUTA ME PARE Aktualitet

Plagoset me armë zjarri një 11-vjeçar 

PUKË- Plagoset me armë zjarri një 11-vjeçar. Ende nuk dihen detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur sot, apo lidhur me gjendjen e të mi...

Bota

Gjermania publikon listën me shtetet me rrezik nga Covid! Ku renditet Shqipëria?

5 Janar 2022, 07:39 Nga DOSJA
Gjermania publikon listën me shtetet me rrezik nga Covid! Ku renditet

Britania e Madhe dhe tetë vende të Afrikës jugore janë hequr nga lista e zonave të varianteve të virusit. Në listën e vendeve të rrezikuara janë futur disa vende të tjera shkruan Deutsche Welle.

Britania e Madhe, Afrika e Jugut, Namibia, Botsvana, Mozambiku, Zimbabve, Malavi, Eswatini dhe Lesoto nuk konsiderohen më në Gjermani si zona të variantit të virusit, njoftoi Instituti Robert Koch (RKI) dhe Ministria e Jashtme në Berlin. Këto shtete renditen tani në grupin e vendeve me rrezik të lartë.

Për njerëzit që vijnë nga këto vende dhe janë të vaksinuar kundër Coronës, kjo do të thotë se udhëtimi do të jetë shumë më i lehtë.

Vendet e Ballkanit Perëndimor

Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë për momentin në listën e vendeve të rrezikuara nga virusi Corona. Kjo do të thotë se për udhëtarët që vijnë në Gjermani nga këto vende nuk ka obligim karantinimi. Vetëm personat e pavaksinuar, që vijnë me avion, duhet të kenë një test negativ, antigjen apo PCR. Të vaksinuarit dhe të shëruarit në gjashtë muajt e fundit nuk kanë nevojë për teste dhe karantinim.

Gjermania e rrethuar nga vendet e rrezikuara

Klasifikimi si zonë me rrezik të lartë ka efekte të rëndësishme vetëm për udhëtarët e pavaksinuar: ata duhet të kenë teste negative dhe të qëndrojnë në karantinë për dhjetë ditë kur hyjnë në Gjermani. Pas pesë ditësh, ata mund të testohen, e nëse testi rezulton negativ, lirohen nga karantina. Personat e vaksinuar apo shëruar në gjashtë muajt e fundit nuk kanë nevojë për karantinë. Gjermania aktualisht i klasifikon të gjitha vendet fqinje si zona me rrezik të lartë – me përjashtim të Austrisë dhe Luksemburgut.

Ndërsa kur dikush vjen nga zonat e variantit të virusit në Gjermani – ka edhe një detyrim karantine 14-ditore, e cila nuk mund të shkurtohet. Kjo vlen edhe për ata që janë vaksinuar apo shëruar. Përveç kësaj, ekziston një ndalim i përgjithshëm i ardhjes së shtetasve të këtyre vendeve. Kjo nuk vlen për shtetasit gjermanë apo të huajt që kanë vendbanimin në Republikën Federale të Gjermanisë, si dhe grupe të caktuara profesionale.

Varianti shumë ngjitës Omikron u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut para më shumë se një muaj. Ndërkohë, varianti Omikron po përhapet me shpejtësi edhe në Gjermani. Sipas ekspertëve, Omikron së shpejti do të jetë varianti dominues në Gjermani.

Kërkohen rregulla të reja

Ministri i Shëndetësisë i Bavarisë, Klaus Holetschek, ka bërë thirrje për rregulla të njëjta në të gjithë vendin, në prag të konsultimeve për masat e reja që do të mbahen të premten. “Omikroni me sa duket do të zhvendosë variantin Delta brenda një kohe të shkurtër, kështu që ne duhet të vendosim kursin tani dhe të përgatitemi mirë, që të mos futemi të papërgatitur në valën e pestë”, tha politikani i CSU-së, për gazetën “Augsburger Allgemeine”. Ai pret që “Konferenca e kryeministrave me 7 janar të miratojë masa me të cilat mund t’i japim fund variantit Omikron në mbarë vendin.”

Instituti Robert Koch (RKI) tani po regjistronnumra në rritje të infektimeveme virusin Corona. Të martën RKI raportoi për 30.561 infeksione të reja, që është 9.481 raste më shumë se të martën e kaluar. Incidenca shtatëditore është rritur në 239.9 nga 232.4 sa ishte një ditë më parë. Vlera tregon se sa njerëz janë infektuar për 100.000 banorë në shtatë ditët e fundit. 356 persona të tjerë vdiqën nga virusi. RKI përsëri theksoi se në kohën e festave janë bërë më pak teste, ndaj shifrat mund të jenë edhe më të larta. Ndërsa numri i pacientëve të infektuar me virusin Corona në terapi intensive në spitale ishte 3771 të hënën./DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Sondazh

Poll

Procesi i Presidentit/ Ndryshon mendim pas mbledhjes, Alibeaj: Do marrim pjesë

Procesi i Presidentit/ Ndryshon mendim pas mbledhjes, Alibeaj: Do marrim pjesë

Cilët kryebashkiakë do kallëzohen? Manja: Hetimi ka rregulla, s'bëj publike asnjë rast

Rrezikon Shqipëria nga lufta?Peleshi:Jemi të sigurtë,NATO reagon sa herë që preket një pëllëmbë tokë

Shqipëria ngre bazë të dhënash për emergjencat, çon togë në Bullgari, zgjeron kontributin në NATO

Balluku: Ka abonentë familjarë që përdorin mbi 5 mijë kw mujorë, do kenë pishina, s'fikin dritat

Miratohet koncensioni për ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar

Qeveria vendos transferimin e të dhënave për licensat e minierave

A e ka gati Shqipëria dosjen për çështjen e detit në Hagë? Xhaçka: Në atë fazë jemi

Mbështetje për emigrantët shqiptarë në Greqi? Xhaçka: E diskutova me Dendias, do njihet gjuha shqipe

Shqipëria jep OK për futjen e Suedisë e Finlandës në NATO

Gjuhë të huaja e letërsia, ulet mesatarja që duhet të kenë maturantët për këto degë

Kisha

Mbledhja e grupit, Berisha mbërrin në selinë blu: Alibeaj vegël e Ramës, po fyejnë Diasporën

Forumi i PPE, Berisha: Po mbajnë qëndrim neutral, zëri ynë s’do mungojë

S’ju uroi asnjë ambasadë, Berisha: S’e mbaj mend ta kenë bërë ndonjëherë

Marrëdhënia me SHBA, Rama: Miqtë e BE s'e kuptojnë, u dukemi budallenj

Rama: Kemi gati projektin për një bazë detare të NATO-s, do ia paraqesim gjeneralit

Yuri Kim në sallë, Edi Rama: Do flas anglisht, të shmang përkthimin e keq që krijon probleme

U nderua me medalje, gjenerali amerikan 'i mahnitur' pas Ramës: Jeni lider!

Rama i dorëzon medalje Komandantit të NATO-s: Do bëjmë plan për një bazë detare

INCIDENTI- Rama mezi i vendos medaljen gjeneralit amerikan: Më fal, s'qenka e lehtë

Tifozët

Trafikimi i qenieve njerëzore, Kim: Shqipëria ka ende punë për të bërë, SHBA s'ndalon ndihmën

Trafikimi i qenieve njerëzore, Osmani: Rrjetet kriminale kanë shfrytëzuar mungesën e rendit

Meta thirrje prokurorive: Hetoni trafikimin e qenieve njerëzore, fëmijët në rrezik

Zgjedhja e pasardhësit, Meta: Kuvendi të bëjë punën e tij, Opozita më e mirë janë shqiptarët

"Kush e bëri hapin e parë?"/ Pajtimi me Kim, Meta: S'shoh asnjë problem...

Tifozët terror në Tiranë, nën pushtim kryeqytetin, kros tek Kryeministria

Aksident i trefishtë në Vlorë, makinat bëhen 'copash' në Skelë, shkak shpejtësia

Makina e policisë e dhunuar, gjendet një thikë në vendngjarje

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Presidenti/ Balla: 4-2-1 s'është negociatë, PD nuk më ka sjellë asnjë emër

Presidenti/ Balla: Raundi i tretë do të mbahet më 30 maj, ora 10:00

Presidenti/ Balla-opozitës: Kemi 6 ditë kohë që të negociojmë, sillni emrat

Presidenti/ Spiropali-opozitës: Pse vini kur e cilësoni si ilegjitim këtë proces?

Presidenti/ Duma-PS: E doni Opozitën sa për farsë. I kthehet Balla: Mos u nxeh!

Presidenti/ Alibeaj: PS do presidentin e saj, jo për popullin

Mediu: S'ka kohë për 8 e 10 kandidatë, Opozita duhet të ketë kandidatin e saj

'21 Janari'/ Tabaku: Duam të dimë kur do arrestohet X ministër. Balla: E di për kë e kam...

Dosja e '21 Janarit'/ Balla: Kam besim se do hetohet nga Prokuroria e Posaçme

Kraja: Ka korrupsion dhe pastrim parash në të gjitha fushat, duhet punë e madhe për t'i luftuar

Pastrimi i parave, Çela: S'po bëhet mjaftueshëm, shqetësuese pasi po burojnë nga...

Harta e re gjyqësore/ Manja: Propozojmë një gjykatë të Apelit, s'ka ndryshime në ligj për Vettingun

Kryeministri mbaron fjalimin, qytetari 'zbrazet': Rama ik!

Integrimi në BE, McAllister: Shqipëria i ka plotësuar kushtet, pa opozitë të fortë s'ka ecuri

'Do bashkëpunoni me Berishën?' McAllister i bën bisht pyetjes: Nuk është vendi për komente

“Ndahemi nga RMV”, McAllister-Ramës: Planet B e C mirë do të ishte të mos thuhen publikisht