Politike

BE në dhjetor mban Konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut/ Heiko Maas: Me Shqipërinë do ta zhvillojë kur të plotësoj kushtet

Sipas tij konferenca do të mbahet brenda presidencës gjermane. Ndër të tjera ai tha se do të zhvillojë një konferencë të tillë edhe me Shqipërinë vetëm nëse kjoe  fundit plotëson kushtet.
Featured image of article: BE në dhjetor mban Konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut/ Heiko Maas: Me Shqipërinë do ta zhvillojë kur të plotësoj kushtet Heiko Maas

GJERMANI- Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, ka njoftuar ditën e sotme se Maqedonia e Veriut do të zhvillojë konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në në muajin dhjetor. Sipas tij konferenca do të mbahet brenda presidencës gjermane. Ndër të tjera ai tha se do të zhvillojë një konferencë të tillë edhe me Shqipërinë vetëm nëse kjoe  fundit plotëson kushtet.

Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën “Të rinjtë, migracioni dhe sfida demografike në Ballkanin Perëndimor”, Ministri gjerman e vuri sërish theksin tek Maqedonia e Veriut, ku ndër të tjera është shprehur se Gjermania mbështete shoqëritë e hapura, ku të gjithë njerëzit mund të prosperojnë pavarësisht nga gjinia ose orientimi i tyre seksual

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 “Ne hapëm dyert për bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kemi në plan që Konferencën e Parë të Anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut ta mbajmë para mbylljes së Presidencës Gjermane. Dhe – nëse kushtet do ta lejojnë – edhe me Shqipërinë. Zonja dhe zotërinj, në krye, përmenda gruan e re që takova në Shkup. Atë, që më tha se të gjithë të rinjtë që besojnë në një të ardhme, po largohen drejt BE-së. Po sikur t’i tregonim asaj se kjo e ardhme është një e ardhme e përbashkët? Se fatet tona janë të ndërlidhura, jo vetëm nga gjeografia, por edhe nga zgjedhja jonë.  Se ndajmë vërtet të njëjtat vlerat. Dhe se ne mbështesim shoqëritë e hapura, ku të gjithë njerëzit mund të prosperojnë – pavarësisht nga gjinia ose orientimi i tyre seksual, përkatësia e tyre etnike, kombëtare ose fetare.  Mendoj se kështu do të mund ta bindnim atë për të ndërtuar një të ardhme në vendin e saj. Në Maqedoninë e Veriut. Në Ballkanin Perëndimor. Në zemër të Evropës”- theksoi ai.

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment