Aktualitet

Gjermania mbështet Shqipërinë në kohë pandemie, dhuron 10 respiratorë të rinj

  • Shqipëria merr borxh 30 respiratorë që kurojnë Covid-19 nga Danimarka
  • Ambasadori gjerman Peter Zingraf ishe i pranishëm në dhurimin e respiratorëve ku edhe shprehu mbështetjen e vazhdueshme të vendeve europiane për Shqipërinë.
    Featured image of article: Gjermania mbështet Shqipërinë në kohë pandemie, dhuron 10 respiratorë të rinj Peter Zingraf dhe Ogerta Manastirliu

    TIRANË- Gjermania i ka dhuruar Shqipërisë 10 respiratorë të rinjë për të kaluar sa me lehtë situatën e koronavirusit. Ambasadori gjerman Peter Zingraf ishe i pranishëm në dhurimin e respiratorëve ku edhe shprehu mbështetjen e vazhdueshme të vendeve europiane për Shqipërinë.

     “Jam shumë i kënaqur për ndihmën e vazhdueshme nga vendet e Bashkimit Europian që treguan edhe një herë se janë aleatë të ngushtë të Shqipërisë. Edhe shtete të veçanta si Gjermania kanë ofruar akoma më shumë ndihmë, siç është kjo e sotmja me aparatura të teknologjisë së lartë për frontin e luftës kundër pandemisë, për të rritur nivelin e punës së stafit mjekësor”, tha Zingraf.

    Ndërsa Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e vlerësoi ndihmën nga Gjermania si e ardhur në kohën e duhur, gjithashtu foli edhe për masat që ministria do të marrë për përballimin e situatës në vjeshtë dhe dimër, duke rritur inspektimet në qendra të mbipopulluara si shkolla dhe në aktivitete biznesesh.

     “Falë mbështetjes së qeverisë shqiptare, Bashkimit Europian dhe partnerëve të tjerë kemi arritur të dyfishojmë flotën e aparaturave në terapinë intensive. Jemi përpara një situate e cila është serioze. Kemi rreth 200 pacientë të shtruar në të dy spitalet Covid. Por falë angazhimit të qeverisë, për të fuqizuar kapacitetet spitalore, vetëm në skenarin e parë ne kemi të dedikuar më shumë se 500 shtretër në dispozicion të qytetarëve të cilët kanë nevojë për trajtim spitalor. Në planin tonë të vjeshtë-dimrit kemi forcuar akoma më shumë kapacitetet e spitaleve rajonale, duke dyfishuar shtretërit në dispozicion të trajtimit të Covid19.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

     Kjo nuk është një luftë që fitohet vetëm me rritjen e kapaciteteve, por ka shumë rëndësi sjellja e qytetarëve. Strukturat tona po vijojnë punën në terren për të monitoruar zbatimin e masave antiCOVID në aktivitete biznesi, në shkolla dhe në aktivitete të tjera, pasi është shumë i rëndësishëm zbatimi i masave, për të patur një ecuri të kontrolluar të epidemisë”, tha Manastirliu.

    Ndërsa rastet e reja me Covid-19 në vendin tonë  janë 121duke e çuar numrin në total të të infektuarve në 12,787. Ndërkohë që viktimat kanë shkuar në total 370 me 3 vdekje në 24 orët e fundit.

    (I.A/dosja.al)

    Shto Koment